Zhvillohet Panairi më i madh virtual ndërkombëtar i Edukimit, 14 Nentor, ora 11:00 - 20:00! - Business Magazine Albania

Zhvillohet Panairi më i madh virtual ndërkombëtar i Edukimit, 14 Nentor, ora 11:00 – 20:00!

Panairi

Panairi do të zhvillohet online me pjesëmarrjen e 40+ Kolegjeve dhe Universiteteve nga UK, USA, Kanada dhe Evropa dhe do të përqëndrohet në informacionin kyç që duhet të dini kur merrni në konsideratë vendimin për të studiuar jashtë si: programet e studimit, tarifat dhe kriteret, afatet, bursat, mundësitë e praktikave të punës gjatë dhe pas studimeve, akomodimi etj.


REGJISTROHUNI KETU

Në një ditë të vetme vetëm një klik nga çdo smartphone, kudo që ndodheni , ju mund të flisni live me partnerët ( me përkthyes) dhe të merrni çdo informacion mbi:
Bursat, kriteret e aplikimit dhe çdo detaj për programet e studimit në Europë që fillojnë nga 200 Euro viti akademik.

Programet e Studimit dhe Punësimit në Kanada dhe mundësinë për të tërhequr partnerin ose familjen tuaj ose Partnerin gjatë periudhës së studimeve. Partneri mund të punojë dhe fëmijët mund të shkojnë në shkollë.
Mbi programet e studimit Bachelor dhe Master në US, USA, Kanada & Europë, sipas të gjitha buxheteve, bursat dhe çdo detaj tjetër.

Lexo: Panairi i librit online nis maratonën e tij 20 ditore

Pjesëmarrja është falas dhe për më tepër, për të gjithë pjesëmarrësit në Panair, EBLA ofron mundësine e aplikimit në shkollë pa pagesë në të gjitha institucionet e saj partnere, mjafton të përgatisni kopjen tuaj të Pasaportës dhe Listës së Notave

Më poshtë gjeni detajet rreth Webinareve Specifike që një pjesë e Universiteteve dhe Kolegjeve Pjesëmarrëse do të zhvillojnë:

11:30 University of Padova / Regjistrohu KETU
12:00 Ca Foscari University of Venice / Regjistrohu KETU
12:30 Lancaster University / Regjistrohu KETU
13:00 Brunel University, Regjistrohu KETU 
13:30 London South Bank University /  Regjistrohu KETU
14:00 NAVITAS/  Regjistrohu KETU
14:30 BBI- International Business Institute / Regjistrohu KETU
15:00 Karlsruhe University of Applied Sciences / Regjistrohu KETU
16:00 Georgian College / Regjistrohu KETU
16:30 Thompson Rivers University /Regjistrohu KETU
17:00 Langara College Regjistrohu KETU 
17:30 Centennial College / Regjistrohu KETU
18:00 PACE University / Regjistrohu KETU
18:30 Loyalist College /Regjistrohu KETU  

Regjistrohuni në Panair dhe takoni live përfaqësues të Universiteteve dhe Kolegjeve më të rankuara ndërkombëtarisht.

14 Nentor | Ora 11:00-20:00 | ONLINE
** Cdo pyetje që lidhet me aktivitetin, përmbajtjen dhe detaje të tjera na kontaktoni:
✉ erada@blink-al.com
☎ 0672060944 /0672077990

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0