Panairi i librit online nis maratonën e tij 20 ditore - Business Magazine Albania

Panairi i librit online nis maratonën e tij 20 ditore

Panairi i librit online nis maratonën e tij 20 ditore

Është lancuar në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar panairi online i librit. Mbi 8000 tituj librash janë në dispozion nga të gjitha shtëpitë botuese për lexuesit.

Administratori i Nettrade Valer Pinderi dhe menaxheri i Bukunist Albert Gjoka ndanë me pjesëmarrësit surprizat e këtij eventi.

Librat ofrohen me ccmime të ulëta deri në 50%. Në formë online, promovimi i librave do të zhvillohet gjithashtu përmes eventeve të shumta të parashikuara.

Bukinist dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë kanë bërë një marrëveshje bashkëpunimi që librit t’ia bëjmë festën që i takon edhe këtë vit, duke shfrytëzuar profesionalisht të gjitha hapësirave virtuale dhe për të shkuar tek lexuesi, kudo ku ndodhet; brenda dhe jashtë vendit.

Ceremonia e përvitshme do të vazhdojë deri më 30 nëntor.

Albert Gjoka tregon se, “do të kemi një faqe të dizenjuar vetëm për këtë panair, ku lexuesit do t’i kenë të gjitha ofertat e përvitshme, si dhe eventet, autorët në fokus dhe shumë e shumë aktivitete të tjera”.

Katër ditët e para do të jenë me një agjendë të ngjeshur me aktivitetet që do të zhvillojë Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe botuesit në veçanti, qoftë në mjediset fizike në kryeqytet, qoftë edhe përmes platformave profesionale të transmetimit online. As këtë vit nuk do të mungojë ceremonia e dhënies së çmimeve vjetore nga Shoqata e Botuesve.

Bukinist po koordinon me të gjithë botuesit, autorët, përkthyesit dhe partnerët e tjerë zhvillimin e mbi 50 aktivitete që do të jenë online, me mundësi aksesi për këdo lexues, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Çdo shtëpi botuese do të ketë stendën virtuale tek Panairi Online i Bukinist; e prezantuar me të gjithë titujt e rinj, ofertat, eventet dhe autorët në fokus. Pjesa më e veçantë e çdo panairi sigurisht janë ofertat e mezipritura: Bashkë me botuesit do të ketë ulje nga 15% deri në 50% për rreth 8000 mijë tituj: – libra të rinj, botimet bestseller, e të tjera.

Çdo ditë do të ketë informacione rreth librave më të shitur. Promovimet dhe eventet do të përcillen përmes një platforme profesionale që do të transmetohet për ndjekësit në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, si dhe në mediat të vetë botuesve dhe shoqatës së tyre.

Kjo festë online e librit vjen pas marrëveshjes së bashkëpunimit mes Bukinist dhe Shoqatës së Botuesve Shqiptarë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0