Zhvillimin e Shqipërisë, si e mendon një profesionist shqiptar, i lindur dhe rritur në Zvicër - Business Magazine Albania

Zhvillimin e Shqipërisë, si e mendon një profesionist shqiptar, i lindur dhe rritur në Zvicër

Zhvillimin e Shqipërisëritur në Zvicër

Elbasan Krasniqi është analist i shitjeve për kompaninë farmaceutike Novartis në Zvicër. Ai e ndjen veten me fat që i është bashkuar një kompanie që kujdeset për mirëqenien e operatorëve. “Na jepen shumë mundësi për të siguruar rritje në çdo aspekt, profesional dhe privat. Kemi mbështetje të jashtëzakonshme edhe pse nuk është çdo ditë e lehtë”, thotë ai.

Elbasani është rritur e jeton afër prindërve në Frigbourg të Zvicrës. Ai është me origjinë nga Rahoveci e Kosovës dhe tregon se prindërit çdo mëngjes dëgjojnë lajmet shqip.

Me interest të fortë për shqiptarinë, Elbasanin e pyesim për diferencat e ngjashmëritë mës vendeve. Dhe ai na thekson se, në Zvicër, edukata e punës i jepet rinisë prej moshës 15 vjecc, kur fillojnë një zanat. Me një etikë të fortë pune, ai tregon se puna fillon që 7:00 dhe të gjithë janë të edukuar që të mos keqpërdoret orari i punës për arsye të tjera, si p.sh. të qëndrosh në mediat sociale, apo të pish cigare çdo 10 minuta. “Orari i punës është kryesorja. Një element tjetër i rëndësishëm është që të mbash ccdo premtim që bën si punëtor apo si person. Përndryshe, të tregosh në kohë që nuk arrin ta mbash premtimin”, thotë ai. Ndaj ai kërkon që në Shqipëri dhe në Kosovë rinia duhet të ketë një etikë pune më të fortë dhe t’i marrë gjërat më seriozisht. Po ashtu, duhet edhe të vendoset një standard më i mirë sa u përket pagave, sigurimet shoqërore, pushimeve dhe të drejtave të punëtorit. Kur pagat janë të larta punëtori nuk mendon të bëjë hile në orarin e punës, se pastaj ka frikë që të humbasë vendin e punës.

Elbasani mendon se, ne shqiptarët kudo që jemi kemi një ego të madhe që nuk na lë të shohim gjërat qartë. “Mendojmë gjërat për kohë të shkurtër, por jeta është shumë e gjatë. Mendojmë që të bëhem pasanikë gjatë një nate dhe në mëngjes të zgjohem pa pas nevojë të punojë. Në Zvicër ka shumë persona që kanë miliona në llogari bankare, por jetojnë thjeshtë dhe të përulur. Në trojet shqiptare duhet të themelohet një mentalitet i ndryshëm, që të mos jenë më të rëndësishmet makinat apo veshja luksoze. Emma Watson ka thënë një fjalë shumë të rëndësishme: “Që të mbash veshje pa firmë dhe të volitshme nuk do të thotë se je i varfër. Mos harroni, keni një familje që të ushqeni e jo një komunitet ku të bëni përshtypje”.

Lexo: Britani / Shqiptarja fiton konkursin për lojërat digjitale

Në Shqipëri dhe në Kosovë duhet që politika aktuale të largohet dhe t’u lërë vendin, të kthehen shumë të rinj që janë edukuar në shtete të huaja, ku kanë marrë një disiplinë të mirë dhe që janë të pakorruptuar. Unë vetë kam qenë anëtar i Partisë Socialiste në qytetin ku banoj dhe si socialist kam qenë gjithë kundër shpenzimeve që nuk janë me interes për të paktën 80% të banorëve. Edhe në Shqipëri e Kosovë duhet që buxheti që i takon popullit të shpenzohet për të ndihmuar popullin, të krijohen vende pune, të ndërtohen shkolla shtetërore e jo vetëm private. Të ndërtohen spitale, azile të pleqve që të kenë një standard jetësor minimal për të gjithë, e jo vetëm për ata që kanë para të blejnë një diplomë, apo të drejtën për të hyrë në spital që të shërohen”.

Ai mendon se diaspora shqiptare nëpër botë është e mrekullushme. “Jam 100% i sigurt se të gjithë ne krenohemi se jemi gjak ilir dhe të gjithë ne e mbajmë në zemër Shqiponjën me dy krena. Të gjithë ne mendojmë si mundemi ta ndihmojmë shtetit tonë dhe popullit tonë në ato troje”, thotë Elbasan Krasniqi.

Ai sjell më vëmendje që edhe në Zvicër ka korrupsion, po është një korrupsion, ku qytetarët nuk humbasin. Ai sjell shembullin e tenderave për një punë publike. “Edhe këtu ka mundësi t’i jepet tenderi një familjari apo dikuj të afërm, po puna do kryhet dhe paratë nuk vidhen. Është një korrupsion jo i dëmshëm për shtetin dhe popullin”, thotë ai.

Në një pikëpamje të gjerë, sipas tij, Zvicra e ka luftuar korrupsionin se ka themeluar paga të larta dhe sigurime sociale të mira për të gjithë. Ndaj asnjë nuk merr përsipër të humbasë një pagë të mirë mujore për një veprim korruptiv.

Për më tepër, ai kujton se ka shumë organe kontrolluse që mbikëqyrin ccdo gjë dhe nuk është vetëm një parti në pozitë që zgjedh si të shpenzohet buxheti i shtetit.

“Ka një marrëveshje mes të gjitha partive. Por, gjëja më e fuqishme është demokracia direkte. Në Zvicër janë 7 këshilltarë që mbajnë pozitat si kryetar dhe ministra dhe të gjithë janë nga parti të ndryshme, po të 7-të duhet të bien dakord në vendimet që të jetë një vendim i përbashkët.

Ajo çka duhet të aplikojnë ndryshe është dhe po e përsëris etika dhe disiplina e fortë e punës, jo vetëm në një aspekt, po në çdo hap e në çdo moment. Ai kujton edhe filozofinë e thjeshtë që udhëheq çdo qytetarë, “Mos t’u bëjmë të tjerëve çka nuk kemi dëshirë të na bëhet neve. Kjo nuk është një formulë magjike për të bërë shtetin tonë më të mirin në botë, po është për të filluar populli të marrë një drejtim të ndryshëm”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0