Britani / Shqiptarja fiton konkursin për lojërat digjitale - Business Magazine Albania

Britani / Shqiptarja fiton konkursin për lojërat digjitale

Sindi Breshani, artistja shqiptare në Londër, është një nga fitueset e konkursit “Women in Games: Student Portfolio Award” në fushën e industrisë së lojërave digjitale. “Women in Games” është një organizatë jo-fitimprurëse që kërkon një industri, kulturë dhe komunitet lojërash pa diskriminim gjinor, ku barazia e plotë e mundësive, trajtimit dhe kushteve i fuqizon të gjitha gratë për të arritur potencialin e tyre të plotë.

Punon në partneritet me ambasadorë individualë dhe partnerë korporatash për ta bërë barazinë realitet. “Women in Games” operon prej 10 vitesh dhe tani përfaqësohet zyrtarisht në 32 vende të ndryshme. Shqiptarja Sindi Breshani është vlerësuar për vënien e artit vizual në shërbim të narracionit. Sindi është Asistente Pedagoge pranë “Goldsmiths, University of London” dhe po kryen Masterin në “Information Experience Design” në Royal College of Art.

LEXO: I riu shqiptar fiton çmimin “Fytyra e së Ardhmes e Shitjeve, Marketingut dhe Komunikimit” në Angli

Ajo jeton në Londër. Ka lindur dhe është rritur në Shqipëri, më pas ka shkuar për studime në Britani. Sindi ka marrë pjesë në evente dhe kompeticione të ndryshme.

Diaspora Shqiptare

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0