Zëvendës-Presidentja e Linkedin: shefi është një introvert

Zëvendës-Presidentja e Linkedin: Ja çfarë ndodh kur shefi është një introvert


Si drejtuesja e talenteve në Linkedin, Pat Wadors është përgjegjëse për mbatjen të lumtur dhe të përfshirë me punën e tyre të afërsisht 9,000 punonjësve. Ndërkohë ajo vazhdon përpjekjet e saj për të gjetur edhe të tjerë punonjës premtues. Por ajo ende mbetet një introverte e vetëdeklaruar që i pëlqen ta kalojë kohën vetëm.  Si rrallë herë që një drejtuese e Burimeve Njerëzore të jetë e tillë …

 

Ju jeni një introverte e vetëdeklaruar. Duket pak si a pazakontë kjo për postin e drejtueses së burimeve njerëzore. A nuk supozohet që ju të jeni më ‘njerëz’ ?

Është e pazakontë. Ishte e komplikuar në fillim të karrierës sime. Njerëzit nuk më kuptonin. Mbaja shumë mendime në kokën time. Më pas, mora një trajnere të mirë. Ajo më tha se këta njerëz nuk e dinë që ju jeni një person introvert. Ato nuk e dinë se çfarë ju motivon ju. Nuk janë të sigurtë nëse ju i përlqeni ato. Aty për aty them: “Patjetër që i pëlqej ato.” Kuptova se nëse doja të drejtoja, më duhej të ndërrmerja më shumë rreziqe. Mësova si ti thoja njerëzve se jam një person introvert dhe ajo që më bën nje ekstroverte është pasioni im për të mesuar të tjerët. Jap energjitë e mia për të por pas kësaj, jam e dërrmuar. Pas një aktiviteti, mbyllem në dhomën time dhe lexoj një libër.

– Si i keni informuar të tjerët se jeni një introverse?
Gushtin e kaluar bëra një postim në LInkedin të titulluar “Jam një drejtuese ekzekutive introverse në Silicon Valley – Si dreqin ndodhi kjo vallë?” Bashkëmoshataret e mija më dëgjojnë tek them se jam një person introvers dhe se dua coaching…: Si arrini të jeni një drejtuese ekzekutive (përderisa jeni një person introvers)?Bëra një trajnim me persona introversë rreth një muaj më parë. 85 vetë u rregjistruan në pak minuta. Lejova të marrin pjesë vetëm 25 sepse me personat introversë volumi i tepërt të mbyt zërin. Biseda në një grup të vogël është më tepër sqaruese dhe e pambrojtur. Gjysma e personave introversë duan të udhëheqin, gjë e cila ju vendos në konflikt. Si arrini të gjeni një zë që është më i natyrshëm për ju? Si i mbani energjitë të gjalla? Pra, ne biseduam në këtë sesion trajnimi se si të jesh autentik me zërin tuaj pa humbur energjitë. Do ta bëj një gjë të tillë çdo tre mnuaj.

A po trajnoni liderat dhe drejtuesit se si të sillen me personat introversë?
Një problem i madh për introvertët janë mbledhjet. Ato do të flasin dhe njerëzit do tu flasin atyre. I them njerëzve të ndalin bisedën dhe të thonë “Le të shohim se çfarë ka për të thënë Joe.” Thjesht jepni hapësirë për të folur. Në këto raste, besimi i tyre është shumë më i madh. Ato ta kthejnë mbrapsht duke të dhuruar shumë besnikëri.

Çfarë këshille do ti jepje një personi introvers që kërkon të ngrihet në pozitë?
Gjeni momentet për të folur me bosin tuaj rreth ndikimit tuaj dhe aspiratave të karrierës suaj. Bëjeni një gjë të tillë në ato momente kur nuk ndiheni në ankth. Le të jetë kjo pjesë e një procesi. Një strukturë e tillë i jep njerëzve introversë mundësinë të kenë më shumë hapësirë për të marrë frymë.

A pranohen më shumë sot për sot introvertët në vendet e punës?

Është ende një botë ekstroverte. Në Silicon Valley, kur flasin për diversitetin, ju mendoni për moshën, gjininë, racën por tani është edhe introversioni, ekstroversioni, seksualiteti. Përfshirë edhe më tepër lloje njerëzish. Kultura po zhvillohet. është më e pranueshme.

Kush është sekreti i të punësuarit në Linkedin?
Përshtatja ndaj kulturës. Pasja e një force pune të përshtatshme dhe aktive që është e përulur është vendimtare. Njerëzit janë të hapërdarë dhe i bëjnë gjërat. Ne mund tju mësojmë aftësi por unë nuk mund të mësoj aftësinë për të punuar në paqartësi. Ne i kemi refuzuar njerëzit që nuk na përshtaten.

Ne kemi luftuar për të gjetur kandidatë diversë. Kemi ecur përpara me femrat por kemi punë për të bërë. Nuk jam e kënaqur me atë që kemi arritur por mendoj se do të arrijmë aty ku duam. Ne publikuam shifrat tona sa i takon grupeve të diversitetit për herë të parë vitin e kaluar dhe përsëri këtë vit. Na dolën disa grupe të vogla si veteranë, hispanikë, zezakë, femra si dhe përfaqësues të grupeve LGBT. I kam kërkuar atyre të më ndihmojnë me ‘hapësirën’ e marrjes në punë.

Intervista u botua nga The Huffington Post 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0