Zbuloni se në cilën prej llojeve të inteligjencës bëni pjesë - Business Magazine Albania

Zbuloni se në cilën prej llojeve të inteligjencës bëni pjesë

~9 minuta lexim


Inteligjenca e të folurit – përbën pjesën më të madhe të nivelit të inteligjencës standarde. Lidhet me aftësinë e fëmijës për të kuptuar domethëniet e fjalëve dhe, ndërsa koha kalon, për t’i përsëritur në trajtën e folur e të shkruar; për të kuptuar më shumë ndërtime fjalësh të ndërlikuara duke përfshirë fraza, fjali, paragrafe dhe libra të tërë dhe për të kuptuar gjithnjë e më shumë forma të ndërlikuara lidhjesh të shprehura në fraza. Kjo inteligjencë është më se e lakueshme dhe mund të ndryshojë (të përmirësohet ose të përkeqësohet) gjatë gjithë jetës.

Inteligjenca numerike/logjike – kjo lloj inteligjence i referohet zhvillimit të aftësisë së trurit për të luajtur me alfabetin e numrave, nga nivelet më të thjeshta (nga njëshi) deri në ato më të vështirat (në miliona), duke vazhduar më tej me mësimin e funksioneve themelore të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit. Kjo inteligjencë, sikurse inteligjenca e të folurit, mund të ndryshojë vazhdimisht me anë të ushtrimit të vazhdueshëm. Ndihmon në situata që fillojnë që nga blerjet e thjeshta, duke vazhduar me kryerjen e studimeve të larta dhe suksesin në çfarëdolloj profesioni.

Lexoni: Pse njerëzit inteligjent janë më të lumtur kur udhëtojnë vetëm?

Inteligjenca inxhinierike/hapësinore – i lejon fëmijës të hetojë botën e paanë të tri përmasave. Zë fill nga vëzhgimet në botën mikrokozmike – që nga hapësirat që shfrytëzon piktori, skulptori, arkitekti, kirurgut apo inxhinierit mekanik, deri te hapësirat e stërmëdha, si ato që përshkohen nga detarët, pilotët e linjave ajrore apo astronomët.

Inteligjenca shqisore – kjo inteligjencë ka lidhje të ngushtë me pesë shqisat kryesore: shikimin, dëgjimin, shijimin, nuhatjen dhe prekjen. Është mirë që të jetë prirja për t’i përzier shqisat, duke i parë tingujt si trajta dhe gjendje humori; shijimin, si ngjyrat dhe shikimin, si tinguj. Aftësia për t’i përzier shqisat është quajtur sinestezi.

Inteligjenca trupore – kjo është një inteligjencë jashtëzakonisht e rëndësishme për fëmijën teksa rritet. Lidhet ngushtë me aftësinë e trupit për të vendosur marrëdhëniet e duhura me vetveten dhe me botën që e rrethon; gjithashtu, me aftësinë për t’u kundërpërgjigjur me shpejtësi të ndryshme dhe për të qenë i vetëdijshëm për pozicionin e trupit në lidhje me të gjitha sendet e tjera që e rrethojnë. Zhvillimi i inteligjencës fizike bëhet paralelisht me të gjitha inteligjencat e tjera.

Inteligjenca krijuese – inteligjenca krijuese lidhet me proceset shpërthyese, që e shpien trurin në fushat e reja të të menduarit dhe shprehjes. Është po aq e rëndësishme sa edhe niveli i inteligjencës.

Inteligjenca vetjake – gjithnjë e më shumë po kuptohet se inteligjenca vetjake përbën një faktor të rëndësishëm në tërësinë e inteligjencave, që dikush mund ta quajë niveli i trurit.

Kjo lloj inteligjence ka lidhje me marrëdhëniet më të ngushta e më të ndërlikuara me vetveten. Kjo marrëdhënie mund të fillojë nga gjykimi i të tjerëve si armiq të betuar, duke i sharë e kritikuar vazhdimisht, deri te vlerësimi i vetvetes, si miku më i ngushtë dhe shoku i përjetshëm.

Zhvillimi i inteligjencës vetjake është i lidhur ngushtë me katër ushqyesit e trurit: oksigjenin, ushqyerjen, dashurinë dhe informacionin (OUDI) Mungesa e tyre çon në krijimin e dyshimeve, në mohim dhe urrejtje për vetveten. Ndërsa shtimi i këtyre katër ushqyesve të trurit çon në sigurinë në vetvete, në vetëkënaqje dhe në vetëdashësi. Të gjitha këto veçori përbëjnë një gjendje të inteligjencës së lartë vetjake.

Inteligjenca shoqërore – Profesor H. Gardner i Universitetit të Harvardit, e ka përshkruar inteligjencën shoqërore si një nga luftëtaret më të mëdha në luftën globale për kuptimin e dhuntive të shumta të trurit, në mos, më të rëndësishmen nga të gjitha. Kjo lloj inteligjence përfshin aftësinë e lindur të trurit për t’u marrë vesh me njerëzit – në shkallë individi, në shkallë grupesh të vogla, grupesh të mëdha ose në grumbullime masive.

Kjo inteligjencë mund të zhvillohet në varësi të moshës. Ajo i përmban të gjitha llojet e tjera të inteligjencave. Mungesa e saj mund të shkaktojë vetmi e dëshpërim; ndërsa tepria e saj mund të çojë drejt një suksesi të pallogaritshëm.

Lexoni: Sipas një studimi, njerëzit inteligjentë janë dembelë

Dikush që e ka mjaft të zhvilluar këtë lloj inteligjence përballet me karaktere dhe personalitete të ndryshme. Ai është në gjendje dhe dëshiron të çojë grupe të ndryshme njerëzish drejt arritjes së synimeve të caktuara; bashkëbisedon për ato situata, ku të dyja palët dalin të fituara dhe mbeten të kënaqura; të mirëkupton, është i dhembshur, kërkon ndihmë; në një grup shoqëror ka prirjen të bjerë në sy, si ai që i bën të tjerët të ndihen të qetë, të çlirët, që i bën të qeshin; i kupton dhe i mbron pikëpamjet e tij, pa iu kundërvënë të tjerëve; nga të tjerët shihet me një sy pozitiv dhe si drejtues.

Inteligjenca shpirtërore – është inteligjenca gjithëpërfshirëse që psikologu amerikan A. A. Maslou e përshkruan si qëllimin përfundimtar në tërësinë e nevojave. Ajo plotësohet me përmbushjen e nevojave themelore të ushqimit, strehimit, arsimimit, prodhimtarisë e sigurisë. Të gjithë ata që kanë një inteligjencë jashtëzakonisht të lartë shpirtërore e kuptojnë se jeta e tyre karakterizohet nga një ndjesi plotësie dhe qëllimi pozitiv; e njohin mirë vetveten; krijojnë lidhje të ngushtë dhe, shpeshherë, bëhen njësh me botën. Krijohet në vitet e hershme të fëmijës dhe zhvillohet me përvojat e fituara më pas.

burimi: Kosova Info

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0