Zbulohen dokumentat e brendshme të Facebook! Kompania nuk planifikon të investojë në Metaverse deri në 2023-shin - Business Magazine Albania

Zbulohen dokumentat e brendshme të Facebook! Kompania nuk planifikon të investojë në Metaverse deri në 2023-shin

Metaverse

Kur Facebook ndryshoi emrin në Meta, drejtuesit e saj, Mark Zuckerberg dhe Vishal Shah folën për tregtinë si një “pjesë e rëndësishme” e Metaverse. Shah, i cili është dhe zëvendëspresidenti në krye të këtyre objektivave dhe ambicieve, tha se Metaverse do të thyejë barrierat fizike të të blerit, duke u lejuar njerëzve të shesin dhe të blejnë produkte digjitale dhe fizike duke bërë të mundur krijimin e bizneseve tërësisht të reja.

Megjithatë, dokumentet e brendshme të para nga Insider tregojnë se kompania e konsideron këtë të ardhme të tregtisë si të largët. Në një mesazh drejtuar punonjësve të Meta muajin e kaluar, duke përshkruar prioritetet për punën tregtare të kompanisë, zëvendëspresidenti i platformës së reklamave dhe biznesit të kompanisë, Dan Levy, identifikoi në mënyrë eksplicite Metaverse si një fushë që kompania nuk do t’i japë përparësi vitin e ardhshëm në favor të qëllimeve të tilla si shitja e më shumë mallrave nga bizneset në aplikacionet e saj si Instagram dhe Facebook.

“Ne synojmë të mbështesim tregtinë digjitale dhe Mtaverse në planin afatgjatë, por nuk parashikojmë të investojmë në vitin 2022,” shkruante Levy.

Një zëdhënës i Meta-s i dërgoi Insider-it një postim në të cilin kompania thotë se “Metaverse do të vijë brenda dhjetë viteve të ardhshme, jo menjëherë” dhe “teksa po shohim tashmë disa pjesëza të kësaj të ardhmeje, ne e dimë se mënyra kryesore se si njerëzit do të përjetojnë Metaverse në planet afat-shkurtra, do të jetë nëpërmjet aplikacioneve 2D.”

Gjatë prezantimit, Zuckerberg tha se Meta ka në plan të ndërtojë atë që ai e quajti “një treg horizont” ku krijuesit mund të shesin dhe ndajnë artikuj digjitalë 3D. “Shpresa jonë është se kjo do të mundësojë më shumë tregti dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së përgjithshme të Metaverse,” tha ai.

Sigurisht Zuckerberg e tha vetë në prezantimin e planeve të kompanisë për metaverse se shumë detaje janë ende të paqarta.

“Ne do të përpiqemi të përcaktojmë se si do të funksionojë një pjesë e këtij modeli tregtar, por gjithashtu dua të paraprij faktin se ka shumë gjëra të cilat ne nuk i dimë ende,” tha Zuckerberg. “Ajo që mund t’ju them është se ne jemi plotësisht të përkushtuar. Është kapitulli tjetër i punës sonë dhe ne besojmë tek interneti në përgjithësi.”

Direktiva e Levy është specifike për ekipet përgjegjëse për tregtinë në familjen e aplikacioneve të Metës si Facebook, Instagram dhe Messenger, kështu që është e mundur që Meta po planifikon investime në 2022 në fusha të ndryshme të biznesit, si njësia e realitetit virtual dhe  atij të agumentuar në Facebook Reality Labs. Një skanim i faqes së internetit të karrierës së Metës tregon më shumë se 50 vende pune me metaverse në titull.

Business Insider 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0