Zara nxit reagime për ngjashmërinë e fushatës me shkatërrimin në Gazë - Business Magazine Albania

Zara nxit reagime për ngjashmërinë e fushatës me shkatërrimin në Gazë

Zara po përballet me reagime të ashpra, pasi përdori në një fushatë reklamuese statuja me gjymtyrë të humbura në rrënoja. Imazhet e publikuara nga kompania spanjolle janë krahasuar me shkatërrimin në Gazë.

Në fotografi, modelja Kristen McMenamy pozon me një manekin të mbështjellë me leckë të bardhë dhe plastikë.

 

 

Fushata, e quajtur “The Jacket,” është pjesë e serisë Atelier të markës, të cilën ajo e përshkruan si “një koleksion me edicion të kufizuar nga shtëpia që kremton përkushtimin ndaj mjeshtërisë dhe pasionin për shprehjen artistike.”

Kritikat kanë shpërthyer, pasi shumë kanë vënë re se imazhet e përdorura nga Zara kanë ngjashmëri shqetësuese me rrënojat dhe situatën tragjike në Gazë.

Melanie Elturk, shefe ekzekutive e markës së modës Haute Hijab u shpreh: “Kjo është e sëmurë. Çfarë lloj imazhesh të sëmura, të shtrembëruara dhe sadiste po shikoj?”

Artisti palestinez Hazem Harb gjithashtu komentoi fushatën dhe bëri thirrje për bojkot të markës.

“Përdorimi i vdekjes dhe shkatërrimit si një sfond për modën është përtej ligësisë, është bashkëpunim dhe duhet të na zemërojë ne si konsumatorë. Bojkoto Zara”, u shpreh Harb në Instagram.

Harb ndau gjithashtu pamjet e instalimit të tij të videove të vitit 2008 Burned Bodies, i cili u shfaq në Citta dell’Altra Economia, Romë, dhe ka një ngjashmëri me fushatën Zara.

Hazem Harb

 

Ndikuesit e Instagramit Dr Noor Amra dhe Dr Hina Cheema, të cilët drejtojnë llogaritë @eyegirlmd dhe @storyofstyle, ndanë imazhe të fushatës Zara në një postim të përbashkët.

“Ne të gjithë kemi parë imazhet tronditëse të trupave të mbuluar me qefin që dalin nga Gaza… Është qartë një tallje e qëllimshme për palestinezët. Ata e dinë saktësisht se çfarë po bëjnë”, shkruajtën ata në Instagram.

 Postimit të tyre iu përgjigj, Mona Kattan, presidentja globale e Huda Beauty, e cila shkroi: “I sëmurë”.

Fotografuar nga Tim Walker me drejtim arti nga kompania franceze-amerikane Baron & Baron, imazhet paraqesin modelin amerikan McMenamy të veshur me një sërë xhaketash në një dhomë të bardhë të errët, të rrethuar nga arka druri dhe rrënoja betoni. Statujave u mungojnë gjymtyrët, ndërsa manekinet dhe strukturat janë mbështjellë me pëlhurë të bardhë, si dhe me plastikë të pastër dhe të bardhë.

Një imazh është fshirë nga fushata në faqen e internetit Zara dhe në mediat sociale, i cili përshkruan McMenamy të veshur me një xhaketë lëkure me thumba, me një manekin që qëndron pezull pas saj të mbështjellë me plastikë.

Nga seria e imazheve që paraqesin xhaketën me thumba, e vetmja fotografi që mbetet në internet është një pamje nga afër e veshjes.

 

Por, ende nuk kanjë reagim nga Zara.
Qytetarët izraelitë kanë nisur një fushatë bojkoti kundër kompanise së njohur të modës, pasi pronari i saj priti figurën politike të ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir, për një ngjarje të fushatës zgjedhore në Raanana. Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë shfaqje të zjarrta, me njerëz që nxjerrin dhe shkatërrojnë produkte të kompanisë në shenjë proteste.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0