Youth Talks me Edmond Lekën - Business Magazine Albania

Youth Talks me Edmond Lekën


Eventet Youth Talks janë të ndërtuar sipas konceptit fireside në të cilin kordinatori i eventit, Mateo Prifti zhvillon një bisedë joformale në formën e një interviste përballë një audience live.

I ftuar këtë herë në Youth Talks, për të ndarë me të rinjtë e kuriozuar punën dhe arritjet e tij ishte përzgjedhur Edmond Leka një ndër njerëzit më të pasur e të suksesshëm të Shqipërisë.

Business Mag Albania e ndoqi nga afër këtë aktivitet interesant.

I indur në Tiranë në vitin 1963, Edmond Leka kreu studimet universitare në degën inxhineri elektronike.  Ai vendos të largohet drejt Greqisë në vitin 1990 ku emigracioni ishte zgjidhja e vetme e çdo shqiptari. Në vitin 1993 ai vendos të vazhdoj masterin në Vienë në fushën e ekonomisë.

youth-talks-me-edmond-leken-business-mag

 

Synimi i tij gjithmonë ka qënë të ishte pjesë e sektorit privat prandaj me kthimin në Shqipëri në vitin 1994 ai kontakton me Western Union.

“Emigracioni kishte lulëzuar ndërsa bankat shtetërore ishin mjaft të ngathta dhe të pafiltruara për të shërbyer në pjesën e transaksioneve të parave,” tha ai.

Dhe në tetor të vitit 1995 ai bëhet pjesë e këtij aktiviteti.

Sot ai është drejtor ekzekutiv dhe pronar i Union Bank. Përfaqësues i Western Union për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

“Fillimi ishte i vështirë por më vonë patëm një sukses të habitshëm. U shtrimë në të gjithë Shqipërinë, sot aktualisht kemi 400 zyra,” përgjigjet Leka.

Sipas tij, trendi i bizneseve është pozitiv por Shqipëria ka dy aspekte që e veçojnë nga vendet e tjera dhe këto janë : informaliteti i lartë dhe indroktrinimi apo varësia nga komunizmi i theksuar ku rregullat e ekonomisë së tregut janë vendosur shumë vonë.

Përveç investimeve në drejtimin teknologjik të transferimeve të parave MasterCard, web to cash kompanitë e tij gjithmonë kanë dhuruar para për kauza të ndryshme bamirësie.

Gjatë intervistës ai përmendi mbështetjen që kompanitë e tij ofrojnë ndaj të rinjve, si në punësim ashtu dhe në ndërtimin e zhvillimin e startup-eve.

Besoni në intuitë! Llogaritë i bën gjithkush por ti duhet të bësh diçka që se kanë bërë të tjerë…sidomos në një ekonomi të stabilizuar.”

“Nuk mund të jemi të gjithë Mark Zuckerberg apo Bill Gates, secili duhet të mësoj të bëjë atë që është normale për veten e tij.

youth-talks-me-edmond-leken-business-mag

//Business Mag Albania

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0