Workshop: Ndërtimi i aplikacioneve për Amazon Alexa - Business Magazine Albania

Workshop: Ndërtimi i aplikacioneve për Amazon Alexa


Bëhuni pjesë e worshop-it për të mësuar më shumë rreth mënyrës së ndërtimit të aplikacioneve zanore për Alexa. Eventi organizohet nga IPERVOX një partner i Amazon.

Rreth eventit

Data: 3 Gusht 2019
Ora: 10:00 – 15:00
Vendi: Rruga Çamëria, 9401 Valona

Bëhuni një Zhvillues për Amazon Alexa Skills!

Bëhuni pjesë e workshopit të organizuar nga IPERVOX, një partner i Amazon Alexa dhe mësoni më shumë rreth ndërtimit të aplikacioneve zanorë për Alexa! Studentët do të kenë mundësi të krijojnë aplikacione për një ndërfaqe përdoruesi zanore (VUI) dhe do të përgatiten për punët e së nesërmes në IA, dizajn VUI dhe kompjuterikën zanore. Ky workshop do të mbahet nga eksperti i Alexa, Juxhin Radhima.

Në këtë seminar, do të mësoni:

  • Hyrje në Alexa Skills Kit
  • Hyrje në konceptet bazë si intents*, utterances* dhe slots
  • Si të ndërtoni aftësitë tuaja të para
  • Si të punoni me sistemin AWS Lambda
  • Si të zhvilloni aftësitë tuaja për certifikim të suksesshëm
*intent – i referohet zhvillimit të software-ëve, shërbimeve dhe zhvillimit të ERP-ve, IOT dhe produkteve elektronike.
*Utterances janë të dhënat që futen nga përdoruesi, të cilat aplikacioni duhet t’i interpretojë.

Rendi i ditës:

  • Mirëseardhja dhe hyrja për Alexa
  • Cilat janë Skills në Alexa dhe si funksionojnë?
  • Ndërtimi i aftësive tuaja të para
  • Përdorimi i Intents, Utterances, dhe Slots
  • Si të zhvilloni Voice Design
  • Përdorimi i Alexa Skill Kit (ASK)
  • Koncepte të avancuara, persistence, sesionet, SDK

Shënim: Vendet janë të kufizuara, prandaj duhet të regjitroheni sa më shpejt të jetë e mundur.

E RËNDËSISHME: Duhet të keni me vete laptopin tuaj gjatë workshop-it dhe duhet të krijoni një llogari Amazon Developer dhe një llogari AWS para eventit.

Rreth IPERVOX

IPERVOX ka fituar çmimin nga Amazon Italy si projekti më i mirë për Alexa në vitin 2019. Kjo është platforma e parë online që lejon të shpërndajë dhe të fitojë para në Amazon Alexa lehtësisht.

Folës: Juxhin Radhima – Themelues dhe CEO i IPERVOX

Juxhin është një sipërmarrës dhe kampioni italian i shpërblyer nga Amazon në zhvillimin e Alexa Skills, ndër të parët që fiton certifikim zyrtar në botë. Ekspert në dizajnin zanor, zhvillimin dhe rritjen në këtë fushë.

Për t’u regjistruar dhe për më shumë informacion klikoni Këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0