Wizz Air fiton çmimin Capa për Qëndrueshmërinë Mjedisore për të dytin vit radhazi - Business Magazine Albania

Wizz Air fiton çmimin Capa për Qëndrueshmërinë Mjedisore për të dytin vit radhazi

Wizz Air CEO Joszef Varadi

3 nëntor 2023: Wizz Air, linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Europë, ka fituar për të dytin vit radhazi çmimin CAPA, si Grupi Ajror i Vitit për Qëndrueshmërisë Globale Mjedisore, në Samitin e Aviacionit në Kuala Lumpur.

 

Çmimet CAPA të Ekselencës në Qëndrueshmërinë Mjedisore shpërblejnë linjat ajrore, aeroportet dhe furnizuesit e tyre, të cilët e vendosin çështjen e ndryshimeve klimatike në krye të axhendës së tyre. Çmimet hulumtohen një nga një në mënyrë të pavarur nga analistët e CAPA për zvogëlimin e karbonit dhe nga kompania Envest Global. CAPA, pjesë e Rrjetit të Aviacionit, është një nga burimet më të besuara në botë për sa i përket inteligjencës së tregut në industrinë e aviacionit dhe atë të udhëtimeve.

 

Wizz Air e fitoi këtë çmim si pasojë e angazhimit të saj të pandryshuar në fushën e qëndrueshmërisë mjedisore. Kompania ajrore europiane më e përkushtuar në tarifat e saj të ulëta, operon një nga flotat më të reja të avionëve në botë me nivelet më të ulta të karbonit, në krahasim me kompanitë e tjera konkurente. Niveli i emetimeve të karbonit të Wizz Air ishte 53.8 gramë për pasagjer/km në vitin 2023, e cila tregon një rënie prej 11% nga një vit më parë. Për t’i arritur këto nivele të ulëta, kompania ka investuar në flotën e saj, duke zëvendësuar avionët e vjetër me teknologjinë e fundit Airbus A321neo, të cilët ofrojnë një rënie me 20% të emetimeve të CO2. Ato ofrojnë 50% më pak emetime të oksidit të azotit si dhe i reduktojnë me po të njëjtën vlerë nivelet e zhurmës që prodhojnë.

 

Wizz Air gjithashtu ka thurur një strategji të qartë për sa i përket karburantit të qëndrueshëm të avionëve (SAF). Në strategjinë e kompanisë përfshihen marrëveshjet dhe partneriteti me furnizuesit si Mabanaft, Neste, OMV dhe Cepsa. Për të mbështetur më tej zhvillimin e karburantit të qëndrueshëm, Wizz Air ka bërë investimin e saj të parë me një vlerë prej 5 milionë paund në kompaninë “Firefly Green Fuels”, një kompani angleze e karburantit bio. Si pjesë e “Indigo Partners”, Wizz Air gjithashtu ka kontribuar në një investim prej 50 milionë dollarësh në kompaninë amerikane të karburantit të qëndrueshëm CleanJoule. Në maj të vitit 2023, Wizz Air u shpall si kompania e parë hungareze, e cila testoi furnizimin e Aeroportit të Budapestit me karburant të qëndrueshëm dhe ngriti 5 avionë nga Budapesti, të cilët fluturonin me një përzierje prej 35% të karburantit të qëndrueshëm.

 

József Váradi, Drejtor Ekzekutiv i Wizz Air, tha:  “Është një nder i madh të marrësh çmimin CAPA të Qëndrueshmërisë Mjedisore Globale për të dytin vit rradhazi. Kjo është një dëshmi e punës dhe përkushtimit të ekipit të Wizz Air për sa i përket qëllimit tonë në uljen e niveleve të karbonit me 25% deri në vitin 2030. Ne operojmë avionë me teknologjinë më të fundit në mënyrën më efikase dhe me emetimet më të ulëta për pasagjer/km në industrinë e aviacionit. Ne kemi bërë gjithashtu edhe disa investime të mëdha për sa i përket karburantit të qëndrueshëm, duke thurur kështu një plan për vitin 2025 në Europë, si dhe duke sjellë në jetë teknologjinë më të fundit. Ne ndihemi shumë krenarë që jemi udhëheqës të këtij ndryshimi drejt fluturimeve më pak të dëmshme për mjedisin, duke vendosur kështu edhe disa standarde për industrinë.

 

CAPA – Qendra e Aviacionit, tha: “Për vitin e dytë rradhazi, Wizz Air ka fituar çmimin CAPA si Grupi Ajror i vitit, për sa i përket Qëndrueshmërisë Globale Mjedisore. Vendosja e Wizz Air në vend të parë në raportin e vlerësimit vjen si pasojë e strategjisë së veçantë që kompania ka zgjedhur të ndjekë duke operuar vetëm avionë të rinj, trajnimet e vazhdueshme të stafit, si dhe investimet e saj në tregun e karburantit të qëndrueshëm.

Pas pandemisë së COVID-19, kompania Wizz Air ishte një fituese e dukshme e këtij çmimi. Ndërsa në Europë udhëtimet vazhdojnë të mos jenë në të njëjtat nivele si në kohën para pandemisë, ku shumë linja ajrore janë akoma në garë për t’u rimëkëmbur, Wizz Air jo vetëm që ka arritur të tejkalojë shifrat e linjave të tjera ajrore, por gjithashtu ka rritur edhe trafikun e saj ajror me më shumë se një të tretën. Kompania ka shfaqur përshtatshmëri dhe fleksibilitet gjatë pandemisë si edhe në përgjigjen e saj kundër periudhës së vështirë të rikuperimit të fluturimeve.

Ndërsa udhëtimet në Europë akoma nuk kanë arritur nivelet e dikurshme, Wizz Air do të vazhdojë të mbajë një rol udhëheqës në këtë proces duke e thelluar edhe më tej angazhimin e saj në qëndrueshmërinë mjedisore. Kompania është gjithmonë e përkushtuar në përmirësimin e performancës së saj për sa i përket fluturimeve, financave dhe shërbimit të klientit”.

 

Rreth kompanisë Wizz Air

Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 191 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 57.6 milionë pasagjerëve gjatë periudhës së tetorit 2022 deri më shtator 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022 dhe “Linja Ajrore me kosto më të ulët në Europë 2023, nga World Travel Awards

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0