Nëqoftëse personi tjetër ka një version të WhatsApp që mbështet këtë opsion, automatikisht do të niset një thirrje e ngjashme si në FaceTime, e nëse kjo nuk ndodh, ju do të njoftoheni se kontakti juaj ka nevojë për të përditësuar aplikacionin e tyre.
Opsioni fillimisht është publikuar nga Android Police, që raportoi se thirrjet video ishin vënë në dispozicion në beta-n e fundit të WhatsApp-it për disa përdorues.

Me më shumë se një miliardë përdorues tashmë në rrjetin e vet, WhatsApp do të mundë në mënyrë efektive aplikacionin Duo të Google, që për momentin bën vetëm video-thirrje.
Për këtë çështje, WhatsApp ka qenë vazhdimisht në përmirësimin e produktit të saj në muajt e fundit, duke shtuar opsione të reja. Ndërkohë mësohet se po testohet një opsion i ri për chat publik që mund të vihet në dispozicion në të ardhmen e afërt.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto