WhatsApp fillon një fushatë “agresive” reklamimi. Kërkon të “thithë” audiencën në Amerikë - Business Magazine Albania

WhatsApp fillon një fushatë “agresive” reklamimi. Kërkon të “thithë” audiencën në Amerikë

WhatsApp
~4 minuta lexim

Që nga fillimi i këtij viti, një sërë reklamash janë shfaqur në ekranet televizive dhe tabelat reklamuese në të gjithë Shtetet e Bashkuara, me paralajmërime ogurzeza për dërguesit e mesazheve.

“Mendoj se e lashë makinën të hapur, a mund ta kontrolloni?” lexon një mesazh me tekst të shfaqur në një nga tabelat. Pasoja, e përshkruar pranë flluskës në formën e tekstit: “Nëse tekstet tuaja personale nuk janë të koduara nga fundi në fund, nuk janë private.”

Në një reklamë televizive, një postier u jep letra dhe paketa tashmë të hapura marrësve të indinjuar, përpara se t’u thotë se “çdo tekst që dërgoni është po aq i hapur sa letrat tuaja”.

Këto paralajmërime po sillen në vëmendje nga WhatsApp, shërbimi i mesazheve celulare, i blerë nga Facebook në 2014. Ndërsa WhatsApp është shndërruar në një kompani gjigande që nga ajo kohë, e përdorur nga më shumë se një e katërta e popullsisë së botës, shtrirja e platformës në tregun vendas mbetet relativisht e vogël.

Të dhënat e ndara me CNN Business nga firma kërkimore eMarketer tregojnë se WhatsApp kishte më pak se 63 milionë përdorues në Shtetet e Bashkuara që nga viti i kaluar, ose rreth 19% e popullsisë së vendit. Kjo është shumë prapa audiencës së saj në vende të tilla si India, Brazili dhe Indonezia, ku është ndër mënyrat më të njohura të komunikimit. Vetëm India ka gati 500 milionë përdorues të WhatsApp sipas eMarketer, që është më shumë se një e treta e popullsisë së saj dhe mbi gjysma e bazës së saj të përdoruesve të internetit.

Kjo është hera e parë që WhatsApp, i cili refuzoi të ndajë statistika se sa përdorues ka aktualisht në Shtetet e Bashkuara, ka drejtuar një fushatë reklamimi në vend.

“Me kalimin e kohës, ne kemi parë se më shumë njerëz në SHBA po kthehen në WhatsApp,” tha Eshan Ponnadurai, kreu i marketingut të platformës, që udhëhoqi fushatën e reklamave, megjithëse pranoi hendekun me pjesën tjetër.

Kompania po bën fushatë agresive për të rritur shtrirjen e WhatsApp. Edhe pse bën një orientim në shkallë të gjerë drejt realitetit virtual, platformat e mediave sociale të Metës ende përbëjnë thelbin e biznesit të saj. Ky biznes ka qenë problematik këto kohë,– rritja e përdoruesve të Facebook është ngadalësuar dhe po përballet me konkurrencë të shtuar nga platforma të tjera si TikTok, veçanërisht për përdoruesit më të rinj. Biznesi i reklamave të Metës është goditur gjithashtu nga ndryshimet e privatësisë së Apple në lidhje me ndjekjen e aktivitetit të përdoruesve.

Ndërsa aplikacionet si Facebook dhe Instagram janë tashmë të përdorura gjerësisht në Shtetet e Bashkuara dhe nuk kanë shumë hapësirë ​​për t’u rritur, potenciali për WhatsApp është shumë më i madh. Aplikacioni i mesazheve i kushtoi Facebook-ut 19 miliardë dollarë gati një dekadë më parë, por gjeneron pak të ardhura. Meta tani po përpiqet ta ndryshojë këtë.

Rritja e WhatsApp në Shtetet e Bashkuara mund të ketë efekte pozitive në platformat e tjera të saj dhe të krijojë mundësi të reja fitimi parash. Por, për të arritur atje, WhatsApp duhet të luftojë një betejë të vështirë për të ndryshuar mënyrën se si amerikanët dërgojnë mesazhe dhe, ndoshta, se si ata e shohin kompaninë mëmë të WhatsApp.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0