WhatsApp bllokohet për dy orë. Shkakton kaos në internet - Business Magazine Albania

WhatsApp bllokohet për dy orë. Shkakton kaos në internet

Bllokimi i WhatsApp-it paraditen e sotme i shkaktoi shqetësime përdoruesve të tij, të cilët nuk kanë qenë në gjendje as të dërgojnë e as të marrin mesazhe në aplikacionin tejet popullor. Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet në internet në mbarë globin, tregoi një rritje në numrin e përdoruesve që raportojnë ndërprerjen e WhatsApp.

Downdetector thotë se pati me mijëra raportime. Përdoruesit ankoheshin se nuk arrinin të dërgonin mesazhe, e në rastin kur ato duket se niseshin, aplikacioni nuk arrinte të nënvizonte statusin e dorëzimit. Zëdhënësi i Metës reagoi duke thënë se: “Jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme me dërgimin e mesazheve dhe po punojmë për të rivendosur WhatsApp për të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur.” Ndërprerje te ngjashme, WhatsAppi i raportoi edhe tetorin e vitit të kaluar.

Lexo edhe: WhatsApp bllokon “screenshot” në përmbajtjet “View Once”

Asokohe, u tha se nuk kishte dëshmi se mund të ketë qenë i përfshirë ndonjë aktivitet i qëllimshëm keqbërës, me pak fjale asgje qe te sugjeronte se “mund të bëhej fjalë për një sulm kibernetik”. Ndikimi megjithate qe i dukshëm për shumë prej gati 3 miliardë përdoruesve të Facebook-ut, duke nxjerrë edhe një herë në pah sesa e varur është bërë bota nga ai dhe pjesët përbërëse të tij – për të udhëhequr biznese, për t’u lidhur me komunitetet virtuale, për të hyrë në një mori faqesh ëebi e madje edhe për të porositur ushqim. Përvec WhatsApp-it, Meta ka në pronësi edhe platforma të tjera si Instagrami.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0