Buffett dhe shumë lider të tjerë të suksesshëm janë të njohur për zotërimin e kësaj veçorie.( NGA MARCEL SCHWANTES)
Ata që e kanë lexuar këtë rubrikë e dinë që më pëlqen të shkruaj për Warren Buffett. Kam mësuar shumë këshilla të mëdha investimi dhe jete nga “Oracle of Omaha”.
Por, më në thelb, një nga arsyet kryesore që më pëlqen të shkruaj për Buffett është se ai zotëron një sasi të jashtëzakonshme optimizmi, një cilësi që shkenca e gjen të përbashkët në shumë sipërmarrës.
Sipërmarrësit e suksesshëm përqafojnë besimin se, duke zgjedhur të jenë me një mentalitet pozitiv, largojnë mënjanë dyshimet për veten, do të marrin rezultatet që presin.
Optimizmi i Buffett i vënë në provë
Ky është një tipar që Buffett e ka zotëruar ndër vite, që shumica prej nesh nuk e ka ushtruar në jetën profesionale dhe është një pjesë e rëndësishme në suksesin e madh të Buffett – ai është shumë optimist.
Shkrimtari dhe konsulenti i shkencës së të dhënave Michael Toth, vendosi të vinte në provë optimizmin e Buffett duke kryer një “analizë të ndjenjave të tekstit të letrave që Warren Buffett u ka dërguar aksionerëve nga viti 1977 deri në 2016”. Me pak fjalë, Toth vendosi të përcaktojë se sa pozitive ose negative kanë qenë mendimet e Buffett, duke krahasuar numrin e fjalëve negative me numrin e fjalëve pozitive.
Analiza e Toth-it zbuloi se në përgjithësi, letrat e Buffett-it kanë qenë kryesisht optimiste, me numër më të madh fjalësh pozitive. Vetëm pesë letra rezultojnë me ndjenja negative, për shkak të ngjarjeve të mëdha negative ekonomike, si përplasja e tregut të së Hënës së Zezë në 1987 dhe Recesioni i Madh i 2008.
Buffett renditet aktualisht mes 10 miliarderëve më të pasur në botë, gjë që shtron pyetjen: A lidhet optimizmi i tij me të qenurit i pasur? Vështirë. Pikëpamja e tij pozitive për jetën vjen me zgjedhje, pavarësisht nga pasuria e tij marramendëse. Duke folur me Judy Woodruff të PBS, për pasurinë e tij nga aksionet e Berkshire Hathaway, Buffett tha: “Ato nuk kanë asnjë dobi për mua. Nuk mund të bëjnë asgjë për të më bërë më të lumtur. Unë jam tashmë i lumtur.” Ai shtoi se, mund të jetë shumë i lumtur me 100,000 dollarë në vit dhe se miliardat e tij, nuk mund të blejnë lumturinë e tij. “Nëse do ta bënin, unë do ta blija”, tha ai.
Melinda French Gates, bashkë-kryetare e Fondacionit Bill & Melinda Gates, e vlerësoi Buffett drejtpërdrejt në Letrën Vjetore të fondacionit në 2017: “Suksesi juaj nuk krijoi optimizmin tuaj; optimizmi juaj çoi në suksesin tuaj”.
Si të bëheni më optimist
Teksa hapni rrugën tuaj drejt zotërimit personal dhe vetë-përmirësimit, unë dua t’ju ofroj disa strategji ditore ose javore për t’ju ndihmuar të bëheni më optimistë. Disa do të jenë interesante për ty dhe për njerëzit rreth teje.
Ndërsa praktikoni këto zakone për t’u bërë më pozitivë dhe optimistë, do të filloni të shihni përfitime të menjëhershme: më shumë paqe të brendshme, gëzim të qëndrueshëm dhe, në fund të fundit, sukses më të madh, pasi njerëzit do të tërhiqen nga optimizmi juaj.
- Përmirësoni jetën e njerëzve (si dhe jetën tuaj)
Në një letër tjetër vjetore të mëparshme të Fondacionit Bill & Melinda Gates, Bill Gates shprehet, “Të jesh optimist, nuk do të thotë të dish se jeta dikur ishte më e vështirë. Ka të bëjë me të dijen se si jeta mund të përmirësohet. Dhe kjo është ajo që me të vërtetë ushqen optimizmin tonë.”
Në betejën për të kuruar sëmundjet dhe për t’i dhënë fund urisë, Melinda French Gates dhe Bill Gates kanë mësuar shumë dhe kanë takuar shumë njerëz, për ta bërë botën një vend më të mirë. Mënyra për t’u bërë optimistë është e ngjashme për të gjithë ne: Vazhdoni të mësoni dhe të rriteni, ekspozohuni ndaj gjërave të reja, bëhuni të vetëdijshëm për çështjet sociale në nivel lokal, luftoni padrejtësitë brenda mureve të koorporatës tuaj dhe bashkëpunoni me njerëz me të njëjtin mendim për të zhvilluar strategjitë dhe zgjidhje për problemet me të cilat përballemi.
Lexo: Qualcomm njofton se do të sjellë “mesazhet satelitore” tek telefonat Android
- Ditar për përvojat tuaja pozitive
Psikologu dhe autori më i shitur Shawn Achor i tha Oprah se ju mund ta stërvisni trurin tuaj të jetë i lumtur dhe optimist, nëse shkruani tre gjëra, për të cilat jeni mirënjohës çdo ditë, për 21 ditë rresht. Ai gjithashtu i tha Oprah se,” nëse kaloni dy minuta në ditë duke bërë ditar rreth një përvojë pozitive në 24 orët e fundit, kjo i lejon trurit tuaj ta rijetojë atë dhe i mëson trurit tuaj se sjellja ka rëndësi”.
- Mësoni të jeni mirënjohës
Shkenca thotë se ju mund ta stërvisni trurin tuaj për të qenë të lumtur dhe optimist nëse shkruani tre gjëra në ditë, për të cilat jeni mirënjohës dhe e bëni atë për 21 ditë rresht. Sipas hulumtimit, kur rrisni nivelin tuaj të pozitivitetit, truri juaj performon dukshëm më mirë sesa kur është negativ, neutral ose i stresuar. Në studime, është zbuluar se:
- Produktiviteti u rrit me 31 %
- Shitjet u rritën me 37 %
- Mundësia e një promovimi u rrit me 40 %
- Zgjidhni të jeni të lumtur
Lumturia varet nga zgjedhja dhe kjo zgjedhje ka përfitime psikologjike afatgjata. Hulumtimi i trurit nga Dr. Wataru Sato i Universitetit të Kiotos zbuloi se, kur zgjidhni sjellje pozitive (si falja), ju mbani çelësin për të rilidhur trurin tuaj.
Duke ndryshuar zakonet tuaja të përditshme, do të jeni në gjendje të kontrolloni ndjenjën tuaj të mirëqenies, qëllimit dhe lumturisë. Nëse jeni kapur në një rreth vicioz emocionesh negative si dyshimi, frika dhe pasiguria, zëvendësojini ato emocione duke zgjedhur me vetëdije dhe qëllimisht optimizmin, si gëzimi, besimi dhe shpresën.
Përdorni mjetet e meditimit, lutjes, ditarit dhe vëmendjes për t’ju ndihmuar në këtë proces. Kontaktoni me miqtë e ngushtë dhe familjen pas dy javësh dhe pyesni nëse vënë re një ndryshim. Unë do të vë bast që ata e kanë vënë re.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.