Warren Buffett flet për Bitcoin: ‘Do të ketë një fund të keq’

Warren Buffett flet për Bitcoin: ‘Do të ketë një fund të keq’


CEO i Berkshire Hathaway, Warren Buffett tha ditën e mërkurë se firma e tij nuk ka interes të futet në cirkun e Bitcoin.

“Ne asnjëherë nuk do të bëhemi pjesë e tij,” tha Buffett në një intervistë për CNBC.

Lexoni: A po e shkatërron bitcoin planetin?

Për të Bitcoin është një mirazh, një flluskë që së shpejti do të plasë. Por a do të ngrihet Buffett kundër Bitcoin?

Përgjigjia e tij është jo. “Unë kam mjaft probleme me gjërat që njoh, pse duhe të ngrihem kundër diçkaje që nuk ja kam idenë se çfarë është,” shpjegon ai.

“Ajo që po ndodh momentalisht me Bitcoin do të ketë një fund të keq”, tha ai. “Kur dhe si do të ndodh, këtë nuk e di.”

Buffett tha se Berkshire Hathaway është i fokusuar në identifikimin e bizneseve premtuese dhe investimin tek to.

Lexoni: Bitcoin vështirë të tregtohen në Shqipëri, por ka grupe që verifikojnë transaksionet

Çmimi i bitcoin ra 3.69% në 13.907 $ të mërkurën, sipas të dhënave nga industria e internetit CoinDesk. Monedha dixhitale vlen më shumë se 1.500% gjatë 12 muajve të fundit.

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0