Bitcoin vështirë të tregtohen në Shqipëri, por ka grupe që verifikojnë transaksionet

Bitcoin vështirë të tregtohen në Shqipëri, por ka grupe që verifikojnë transaksionet


Kriptomonedhat kanë filluar të njihen e eksplorohen së fundmi në Shqipëri, por ende nuk kuptohen nga pjesa më e gjerë e popullsisë. Kjo vjen si pasojë e skepticizmit nga media apo institucionet shtetërore por edhe për shkak të barrierave në akses për transaksionet.

Megjithatë, në Shqipëri ekzistojnë individë a grupe individësh, të cilët kanë konfiguruar të ashtuquajturat “mining pools”, të cilat bëjnë verifikim për transaksionet Bitcoin dhe përfaqësojnë një pjesëmarrje aktive në rrjet. Verifikimi i transaksioneve nga minatorët e mban rrjetin të sigurt nga mashtrimet, thonë inxhinerët IT. Protokolli të cilit Bitcoin i mbivendoset, i ashtuquajtur Blockchain (zinxhir blloqesh), eleminon nevojën e palëve qëndrore, për shembull, institucionet financiare që njohim sot, dhe mundëson ndërveprim mes palëve të  cilat nuk i besojnë njëra-tjetrës.

Me gjithë vizionin e krijuesit të Bitcoin në 2008, aktualisht Bitcoin nuk po përdoret si mjet shkëmbimi por shihet si mundësi investimi duke qenë se për shkak të sasisë së limituar të përcaktuar në kod, çmimi rritet sa herë që njerëzit blejnë. Në qarkullim ka 21 milionë bitcoin, ndërsa janë blerë 15 milionë.

Në këtë aspekt, mendimet skeptike rreth Bitcoin e krahasojnë kriptomonedhën me skemat piramidale.

Lexoni: https://businessmag.al/eshte-bitcoin-nje-skeme-ponzi/

Përtej dyshimeve që lindin nga kriptomonedhat, teknologjia Blockchain shihet si revolucionare në atë që mund të përdoret veçmas kriptomonedhave, për shembull në industri të ndryshme duke mundësuar palë të ndryshme të ndërveprojnë politikisht në mënyrë të decentralizuar. Ky revolucion pritet të jetë i ngjashëm me atë të viteve ’90 kur bota njohu internetin.

Artiona Bogo, zhvilluese Blockchain në kompaninë SAP, ka zhvilluar këto ditë një sërë takimesh informuese në Tiranë. Një prej takimeve të zhvilluara në ambientet e Neww Media Communication, Mindset 3 Consulting dhe Business Magazine Albania u përqëndrua te aplikimet e Blockchain dhe sesi Blockchain përdoret për inovacion social. Në lidhje me Bitcoin, Artiona shprehet se mbetet për t’u parë por si njeri i teknologjisë nuk ka investuar me qëllime spekulative, por është besuese e vizionit që krijuesi i Bitcoin i parashtroi botës ne 2008.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0