Volvo me strategji të re. Tërhiqet nga 2019 Geneva Motor Show

Volvo me strategji të re. Tërhiqet nga 2019 Geneva Motor Show


Kompania suedeze anuncoi se po rikoncepton mënyrën se si do t’i promovojë makinat. Për këtë, i duhet që të shkëputet nga pjesëmarrja në evente të mëdha, si rasti i Geneva Motor Show.

Në vend që t’i prezantojë makinat në stenda të mëdha dhe të shtrenjta, ku mund të humbë vëmendjen nga prezantimet e konkurentëve, Volvo do të synojë për evente më të mbledhura, si prezantimi i XC40 në 2017 Milan Fashion Week. Ose prezantimi i Volvo V60 pranë një shtëpie luksoze e të bukur. Kjo, krijon idenë se çfarë përfaqëson makina, dhe të jep një pjesë të eksperiencës.

volvo

Sipas Björn Annwall, drejtues për stategjinë, markimin, dhe shitjen me pakicë  pranë Volvo, u shpreh se “Pjesëmarrja “automatike” në eventet tradicionale nuk është më diçka që ia vlen. Ne duhet ta “thurim” komunikimin tonë të bazuar se si opsionet tona plotësojnë mesazhin, fazën, dhe teknologjinë që ne jemi duke prezantuar.”

Gjithsesi, Annwall  nuk e përjashtoi plotësisht Volvo-n nga çdo event tjetër i madh autmobilistik. “Ne nuk po themi se nuk do të marrim më kurrë pjesë në evente të tilla. Presim që evente si Geneva Motor Show të zhvillohen. Ndoshta ne do të kthehemi në një të ardhme” vazhdoi ai.

Ky lajm vjen pasi shumë kompani u shprehen se nuk do të marrin pjesë në Detroit Motor Show vitin që vjen. Emrat në fjalë, nuk janë emra edhe aq të vegjël. Bëhet fjalë për, Mercedes, BMW, Audi, Mazda, Porsche, Mitsubishi, Jaguar Land Rover dhe Volvo gjithashtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0