Volvo është padyshim një kompani që ndodhet në treg për të shitur jo thjesht makina, por mënyrë jetese. Një nga brandet më popullore në treg, krijon gjithmonë strategji duke menduar se cfarë do kërkojë konsumatori i 5 viteve të ardhshme. Janë kompani si Volvo që krijojnë ndryshime të mëdha.
Filozofia dhe vizioni i Volvo është një filozofi njerëzore, që ka përparësi në radhë të parë sigurinë e jetës.
Çdo model i ri i Volvo testohet ndër vite dhe qindra makina sakrifikohen për të testuar maksimalisht sigurinë e një makine Volvo.
Kompania është fokusuar në besueshmërinë e konsumatorit dhe në kërkesën parësore të tij, sigurinë e jetës dhe të shëndetit.
“Pasi prezantuam rripin e sigurisë me 3 pika herët në vitin 1959, u përballëm me një botë kritikash”, shprehen drejtues të Volvo. Që atëherë, ka qenë pikërisht rripi i sigurisë me 3 pika që ka shpëtuar më shumë se një milion jetë. Tani është koha për hapin tjetër. Për sigurinë e të gjithëve. Siguri që vjen nga një makinë e krijuar mbi këto baza.
Lexo: Volvo XC40 do të jetë Volvo e parë 100% elektrike
Volvo vjen qartë me një fushatë komunikimi që quhet “Një milion më shumë”, thënë me zë të lartë numrin e jetëve të shpëtuara për te theksuar vizionin se miliona jetë të tjera do shpëtohen akoma nëpërmjet misionit dhe teknologjisë së përdorur nga Volvo.
Fushata vjen me histori reale njerëzish që i kanë mbijetuar aksidenteve automobilistike falë rripit të Sigurimit. Lexo Këtu për më shumë.
Thomas Andersson, Zv. President i Volvo, tha për Marketing Week në 2016, se: “Vizioni ynë i vitit 2020 është një qëllim me të vërtetë i fortë për Volvo dhe ndoshta një i tillë nuk do të ishte i mundur tre vjet më parë kur nuk ishim aq të sigurt në marketingun tonë.
“Ne duam të kemi një mesazh të fortë social. Në qoftë se, thjesht do të ndiqnim të njëjtën rrugë të vjetër si rivalët tanë [fushata me njerëz të famshëm] thjesht do të ishim një nga të shumtët, nuk do të shtonim asgjë të re. Unë besoj se publiku dëshiron që markat të qëndrojnë për gjëra të qënësishme.”
Fokusi ndaj sigurisë përmirëson besnikërinë ndaj markës. Inovacioni që sjell Volvo në makinat e së ardhmes është i fokusuar në sigurinë e individëve në rrugë. Mësoni më shumë më poshtë rreth të rejave që ofron Volvo. Mësoni më shumë rreth sigurisë së makinës.
Shpejtësi e kufizuar
Për të dërguar një sinjal të fortë në lidhje me rreziqet e shpejtësisë, drejtuesit e Volvo ulën shpejtësinë maksimale të të gjitha makinave të reja në 180 km/orë në 2020. “Ne po shohim gjithashtu se si teknologjia e zgjuar e kontrollit të shpejtësisë dhe gjeofizimit mund të kufizojë automatikisht shpejtësitë pranë shkollave dhe spitaleve në të ardhmen”, thonë përfaqësuesit e Volvo.
Pilot i autostradës
Me mbështetje nga sensorët LiDAR, gjenerata e ardhshme e makinave do të jetë e gatshme për pajisje për makinë autonome. Dhe me kalimin e kohës, do të shtyhen azhornimet e programeve ajrore për të siguruar drejtimin automatik të autostradës.
Kamera monitorimi të shoferit
Për të ndihmuar në adresimin e dehjes dhe shpërqendrimit në trafik, teknikët e Volvos po punojnë për zgjidhje të reja në veturë. Kamerat në makinë, së bashku me sensorë të tjerë, do të lejojnë që makina të ndërhyjë kur një shofer i dehur ose i shpërqëndruar po rrezikon dëmtimin ose vdekjen.
Care Key
Kohët e fundit u prezantua Care Key, që synon adresimin e shpejtësisë. Me Care Key, zotëruesit e makinave Volvo mund të vendosin një limit shpejtësie në makinë kur ia japin atë një anëtari më të ri të familjes ose shoferit me më pak përvojë si një mënyrë për të siguruar një udhëtim më të sigurt.
Dekada inovacioni
Që nga themelimi në vitin 1927, Volvo ka qenë duke dizajnuar makina që i vendosin njerëzit në radhë të parë. Zbuloni risitë e Volvo më të rëndësishme të sigurisë ndër vite. Mëso më shumë rreth Volvos.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.