Volkswagen së shpejti "Made in Serbia"

Volkswagen së shpejti “Made in Serbia”


Bordi i prodhuesit gjerman të makinave, Volkswagen, po shqyrton zhvendosjen e një pjese të prodhimit në Serbi. Shpenzimet e personelit janë të ulëta në vendet e Ballkanit. Serbia dhe Bullgaria janë të parat që shpresojnë se mund të joshin VW për investimin e shpallur nga Europa Lindore. Investimi, rreth 1.4 miliardë euro, mundëson punësimin e 5.000 personave dhe rrit eksportet e vendit prodhues me 4.5 miliardë euro në vit.

Për të vërtetuar thashethemet që qarkullonin, Thomas Schieb, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Serbi, konfirmoi në një deklaratë të kohëve të fundit.

“Kompanitë gjermane janë shumë të kënaqura në Serbi. 50,000 punonjës janë të punësuar nga investitorët gjerman,” tha ambasada. Përpara kësaj deklarate, Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç konfirmoi se Volkswagen planifikon të ndërtojë një fabrikë 400,000 metra katrorë deri në vitin 2022, e cila do të prodhojë makina SUV “Skoda Karoq” dhe “Seat Ateca”.

“Volkswagen në Serbi? Kjo do të ishte fantastike,” tha ambasadori, i cili e përkrah maksimalisht këtë investim. Në shekullin e fundit, Volkswagen kishte VW Beetle 1200 dhe 2 Golf (Golf 1 + 2), të montuara nga industria e automjeteve në Sarajevë (Bosnje-Hercegovinë). Golf dhe Jetta mbanin logon e VW dhe TAS në parakolpin e makinës. Sot, rikthimi në tregun ish-Jugosllav është sërish i mundshëm.

/Kosmo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0