V+O formon aleancë strategjike me grupin ndërkombëtar të komunikimit SEC Newgate - Business Magazine Albania

V+O formon aleancë strategjike me grupin ndërkombëtar të komunikimit SEC Newgate

SEC Newgate

Kompania V+O ka nënshkruar një marrëveshje me SEC Newgate, grupin ndërkombëtar të komunikimit që renditet në vendin e 21 në botë, dhe një ndër 30 kompanitë me rritjen më të shpejtë, (vlerësuar nga PRovoke 2023 për 250 renditjet më të mira), duke nisur kështu në një udhëtim të ri akoma më emocionues drejt rritjes dhe zgjerimit të saj.

SEC Newgate do të marrë 70% të grupit V+O për një periudhë 5-vjeçare, ndërsa V+O do të ruajë identitetin e veçantë të markës së saj si dhe pavarësinë organizative. Drejtori i Përgjithshëm i SEC Newgate, Fiorenzo Tagliablue, do t’i bashkohet Bordit të Drejtuesve të Grupit V+O dhe do të forcojë ekipin ekzistues të menaxhimit të të gjithë kompanive V+O, nën udhëheqjen e Thomas Varvitsiotis dhe Yannis Olympios.

Ndërsa komentonin këtë ngjarje, themeluesit e V+O, Thomas Varvitsiotis dhe Yannis Olympios thanë: “Pas 22 vitesh rritjeje të vazhdueshme, ishte koha të ndërmerrnim një tjetër hap të rëndësishëm. Suksesi i kompanisë V+O është bazuar gjithmonë në përkushtimin tonë të pandalur, angazhimin e fortë si dhe një sërë vlerash të qarta ndaj klientëve dhe njerëzve tanë. Bashkimi i forcave me SEC Newgate do të na lejojë ta përshpejtojmë këtë rritje, ndërsa i qëndrojmë besnikë si vetes tonë ashtu edhe këtyre vlerave.

Ne do të mund të ofrojmë njohuri më të thella si dhe një rrjet më të gjerë të ekspertizës dhe shtrirjes globale. Po ashtu besojmë se përmes këtij hapi, familja jonë e gjerë e kolegëve të mrekullueshëm do të ketë më shumë mundësi për zhvillim profesional”.

“Thomas dhe Yannis i kam njohur dhe kam punuar me ta dhe ekipin e tyre për disa vite, prandaj jam shumë i emocionuar nga angazhimi dhe rezultatet e tyre si dhe përshtatjen e kompanisë me SEC Newgate. Ne i mirëpresim kolegët tanë nga grupi V+O, me të cilët presim me padurim të punojmë sëbashku në muajt dhe vitet e ardhshme, përgjatë të gjithë shtrirjes sonë gjeografike, duke nisur nga rajoni ynë lindor i biznesit EMEA, zona kryesore e grupit V+O për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre me ne”, tha Drejtori i Përgjithshëm i SEC Newgate, Fiorenzo Tagliabue. “Gjurmët e forta që grupi V+O ka lënë në rajon, si dhe puna e shkëlqyer në konsulencë dhe komunikim korporatash ishte, në fakt, vërtet tërheqëse dhe koherente për biznesin tonë dhe që tani ne mund të shohim një sërë sinergjish”, theksoi Fiorenzo Tagliabue.

 

SEC Newgate është një ndër rrjetet e komunikimit me rritjen më të shpejtë në botë. Është një grup botëror i komunikimit dhe konsulencës, strategjia e të cilit bazohet në studime dhe kërkime shkencore. Kompania përbëhet nga 53 zyra dhe 1.200 punonjës në pesë kontinente të ndryshme. Në vitin 2023, SEC Newgate u vlerësua si Agjencia Globale e Vitit për Çështjet Publike dhe Komunikimin e Korporatave nga Provoke, gjatë ceremonisë së Global SABRE Awards, në Uashington, DC.

Marrëveshja do t’i sigurojë Gupit V+O një shkallë më të lartë ekspertize dhe fuqie, duke ofruar shumë përfitime të reja dhe unike për klientët dhe punonjësit e saj. V+O do ta zgjerojë praninë e saj në shumë industri, tregje dhe shtrirje të reja.

Aktualisht, Grupi V+O, një lider tregu në Evropën Juglindore, është një nga agjencitë më të mëdha të pavarura në rajonin EMEA me më shumë se 180 punonjës. Grupi V+O, një biznes komunikimi i vlerësuar me shumë çmime, ndër to, 12 çmime prestigjioze IPRA Golden Awards, është një partner i besuar strategjik dhe një agjenci referimi për më shumë se 250 kompani në të gjithë rajonin.

 Rreth Grupit SEC Newgate:

SEC Newgate është një grup botëror i komunikimit dhe konsulencës, strategjia e të cilit bazohet në studime dhe kërkime shkencore, me seli qendrore në Milano, Itali. Kompania ndërlidh biznesin, politikën, komunitetet, tregjet dhe mediat, për të ofruar rezultate sa më pozitive për klientët dhe komunitetet në një botë të ndërlidhur, ku kompanitë gjithnjë e më shumë kanë nevojën për partner komunikimi me rrënjë të forta në vendin ku ato operojnë si dhe për një shtrirje globale dhe frymë të vërtetë sipërmarrëse, të drejtuar nga njerëz të talentuar.

Ekipi i SEC Newgate operon në mënyrë të pandalur në pesë kontinente, duke i ndihmuar klientët t’i demonstrojnë qartë qëllimin dhe vlerat e tyre, përmes këshillave dhe mbështetjes së vazhdueshme në fushata të nivelit lokal, kombëtar si dhe ndërkombëtar.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit të SEC Newgate: www.secnewgate.com

Ndiqni SEC Newgate në LinkedIn / Twitter / Instagram

Rreth Grupit V+O:

V+O është lider në tregun e Evropës Juglindore dhe një nga agjencitë më të mëdha të pavarura të komunikimit strategjik në rajonin EMEA.

Një partner i besueshëm dhe një agjenci referimi për më shumë se 250 kompani në të gjithë rajonin.

V+O ofron shërbime të komunikimit nga të gjitha disiplinat, nisur që nga çështjet e marrëdhënieve me publikun dhe konsulencës deri tek angazhimi i investitorëve dhe programet e qëndrueshmërisë. Suksesi i saj qëndron në punën e palodhur të 180 profesionistëve me përvojë si dhe në integrimin e njohurive, mendimit analitik dhe llogaritjeve shoqërore.

V+O është një kampion i mendimeve dhe perspektivave të shumëllojshme.

Për më shumë informacion rreth V+O vizitoni faqen: www.vando.gr/

Ndiqni V+O në LinkedIn

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0