Vlerësoni inteligjencën tuaj me këto 8 pyetje

Vlerësoni inteligjencën tuaj me këto 8 pyetje


Inteligjenca Emocionale është një nga cilësitë më të dëshiruara për zhvillimin personal dhe profesional. Bazuar në shumë studime që janë bërë lidhur me Inteligjencën Emocionale, përfundimi  është se punonjësit shembullorë që shfaqin inteligjencë emocionale të lartë e bëjnë vendin e punës më të mirë. Për shembull:

  • Përmirësohet puna në ekip. Njerëzit me EQ më të lartë kanë komunikim të shkëlyer dhe janë bashkëpunues.
  • Ata ndajnë ide dhe mirëpresin idetë e të tjerëve. Ata kanë më pak të ngjarë të dominojnë një situatë dhe “të marrin përsipër” pa marrë në konsideratë dhe këshilluar më parë pikëpamjet e të tjerëve. Kjo krijon besim ndërsa grupi punon së bashku.
  • Ato përshtaten lehtësisht për të ndryshuar dhe situata sfiduese. Punonjësit me EQ të lartë dinë të trajtojnë klientët e pakënaqur, bashkëpuntorët e pakënaqur, ose menaxherët që nuk janë të kënaqur me punën e tyre.
  • Ata qëndrojnë të qetë dhe pozitivë gjatë bisedave të vështira. Punëtorët e nivelit të lartë të EQ tregojnë qëndrueshmëri dhe maturi gjatë një mosmarrëveshje, konflikti ose veprimi disiplinor (nëse ata janë menaxher).
  • Ata janë më të vetë-motivuar. Punonjësit me EQ të lartë kanë një mentalitet rritjeje dhe natyrisht janë optimistë; ata janë të motivuar nga ambicia e tyre e brendshme dhe përpiqen të përmirësohen dhe të arrijnë, të ndërmarrin iniciativë ose të veprojnë sipas mundësive.

Provoni këto pyetje për të vlerësuar EQ tuaj

Daniel Goleman, autoriteti kryesor mbi Inteligjencën Emocionale, shtron këto pyetje që do t’ju ndihmojnë të vlerësoni Inteligjencën tuaj Emocionale dhe të reflektoni rreth pikave tuaja të forta dhe limiteve në IE.

  1. A jeni të vetëdijshëm për ndjenjat tuaja dhe pse ndiheni kështu?
  2. A jeni të vetëdijshëm për kufizimet tuaja dhe për pikat tuaja të forta personale?
  3. A arrini t’i menaxhoni mirë emocionet shqetësuese – për shembull ta merrni veten me shpejtësi pasi zemëroheni apo stresoheni?
  4. A arrini të përshtateni pa problem ndaj realiteteve që ndryshojnë?
  5. A përqendroheni tek objektivat kryesorë dhe ai i dini hapat e nevojshëm për t’i arritur?
  6. A arrini t’i kuptoni ndjenjat e njerëzve me të cilët bashkëveproni dhe mënyrën e tyre të të parit të gjërave?
  7. A mund të negocioni drejt një marrëveshje të kënaqshme dhe të jepni ndihmën tuaj për zgjidhjen e konflikteve?
  8. A keni aftësi që t’i bindni të tjerët dhe të përdorni në mënyrë efikase ndikimin tuaj?

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0