Virtualisht, fillon të enjten konferenca lidere e Diasporës Shqiptare “Diaspora Flet” - Business Magazine Albania

Virtualisht, fillon të enjten konferenca lidere e Diasporës Shqiptare “Diaspora Flet”

Diaspora Flet

Të enjten nis konferenca virtuale “Diaspora Flet 2020”, organizuar nga GERMIN, organizata lidere për angazhimin e Diasporës me vendet amë. Gjatë datave 19, 20 dhe 21 nëntor 2020, nën moton GlobAL:2020, Lidhu, Krijo dhe Bashkëpuno, shumë emra dhe yje të Diasporës Shqiptare do të jenë folës dhe pjesëmarrës të kësaj ngjarjeje.

Diaspora Flet 2020, e cila organizohet nga Germin dhe organizata e saj simotër me qendër në SHBA The Global Albanians Foundation, synon të lidhë profesionistë, biznese, komunitete, aktivistë e organizata nga e gjithë bota për të reflektuar mbi angazhimin e diasporës shqiptare në 20 vitet e fundit dhe për të eksploruar dhe reflektuar mbi rolin e saj në 20 vitet e ardhshme.

Përbrenda një programi treditor, përmes 24 sesioneve virtuale me 9 folës kryesor dhe një programi 25 orësh do të trajtohen praktikat globale dhe ndërlidhjet mes të diasporës në temat kryesore: avokimi & diplomacia, bizneset, investimet & filantropia dhe kapitali njerëzor & edukimi.

Germin në kuadër të konferencës virtuale Diaspora Flet ka paraparë:

Hapjen e konferencës, e cila do të bëhet më 19 nëntor në ora 15:00 me një bisedë të përqëndruar nga ish-Presidetja e Kosovës, Atifete Jahjaga me moderatore Valbona Zeneli. Znj. Jahjaga në konferencën Diaspora Flet 2020, do të flasë më shumë për rolin e saj diplomatik dhe mbështetjen e kauzave të rëndësishme shoqërore. Pjesa tjetër do të jetë hapësirë për rrjetëzim, fjalime inspiruese dhe katër (4) debate interaktive mbi kulturën, diplomacinë, politikën dhe forcimin e bashkëpunimit. Në ditën e parë, nga ora 20:00 do të zhvillohet nje bashkëbisedim me ambasadorët amerikanë në Shqipëri dhe Kosovë, përkatësisht Sh.S. znj. Yuri Kim dhe Sh.T. z. Philip Kosnett. Ky panel do të moderohet nga z. Behar Xharra, sipërmarrës i ri në Uashington DC, ShBA, njëherit bashkë-themelues i GERMIN.

Dita e dytë, më 20 nëntor 2020, e cila fillon nga ora 15:00, do të fokusohet kryesisht në debate paralele për temat si: ndikimi socio-ekonomik i COVID 19. Po ashtu, do të ketë edhe bisedë të përqëndruar me Elvin Gurin përballë gazetarës Ilva Tares, i cili do të falsë për angazhimin ekonomik të diasporës dhe ndërtimit të besimit për investime në vendlindje dhe filantropinë.

Lexo: Dhoma e Biznesit të Diasporës bashkon Dhomat e rajonit

Në ditën e fundit, 21 nëntor 2020, dy ekspertë të njohur ndërkombëtarë në fushën e diasporës dhe miq të Germin, Kingsley Aikins & Martin Russell nga Irlanda, do të flasin për praktikat më të mira globale në angazhimin e diasporës dhe rrjetëzimin. Temat tjera të cilat do të trajohen në ditën e tretë janë: kapitali njerëzor dhe kthimi i trurit, gjuha shqipe dhe trashëgimia dhe të rinjtë në diasporë dhe edukimi. Poashtu, në këtë ditë, nga ora 18:00 do të ndodhë edhe formati “Bisedë mes kampionësh” me Robin Krasniqin dhe Lorik Canën. Konferenca pritet të mbyllet me një artiste me famë botërore nga diaspora, paraqitja e së cilës do të mbahet si surprizë e konferencës.

Konferenca Diaspora Flet është ‘thirrëse’ e fuqishme për angazhimin e diasporës, e cila mbahet çdo dy vjet. Diaspora Flet 2020 mbështetet në suksesin e Diaspora Flet 2018, një konferencë ndërkombëtare mbi diasporën që bashkoi ligjvënës, zyrtarë qeveritarë dhe një grup të larmishëm me mbi 300 profesionistë shqiptarë, studiues, drejtues të komunitetit dhe përfaqësues të biznesit nga 24 vende.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0