Violina e Paqes, projekti artistik më i madh i vjeshtës në Shqipëri. Kledis Rexho flet për programin - Business Magazine Albania

Violina e Paqes, projekti artistik më i madh i vjeshtës në Shqipëri. Kledis Rexho flet për programin

Violina e Paqes

“Violina e Paqes” është një projekt i “Life and Music Concept”, Francë. Të dyja të krijuar nga Kledis Rexho dhe Rebecca Bogdanoff, muzikantë të orkestrave të Radio Francës dhe Orkestrës filarmonike të Luxembourg-ut.

Projekti po fuqizohet gjithashtu me ndihmën e muzikantëve, shqiptarë dhe të huaj, me përvojë ndërkombëtare, si në mësimdhënie, ashtu edhe në jeten e tyre artistike.

Kledis Rexho me “Life and Music Concept” është në partneritet zyrtar me Konservatorin më të mirë Supérior të muzikës në Francë (CNSMDP), i cili renditet i katërti në botë për nga cilësia e mësimdhënies.

Festivali “Violina e Paqes” do të sjellë në Shqipëri për koncerte në Tiranë dhe Durrës në datat 20-21-22 Shtator, disa prej muzikantëve të muzikës klasike, me një karrierë të pasur ndërkombëtare, nga vende të ndryshme të botës, si USA, Francë, Poloni, Rumani dhe sigurisht Shqipëri.

Koncerti, i cili do të zhvillohet në Hotel Adriatik Durrës, titullohet “Les mélodies de la terre et de l’ame” ( Melodite e Tokës dhe Shpirtit) dhe do të mbahet me 20 Shtator në orën 7 e 30 të mbrëmjes. Dhe ashtu si te koncerti i dytë i Tiranës, në datën 22 Shtator, nuk do të mungojë muzika përfaqësuese e vendeve të ndryshme të Botës.

Muzika e Gershwin, Vallja e shpatave e Khachaturian, meloditë e stinëve të Vivaldit. (Vera dhe Dimri si një sensibilizim për ndryshimet klimatike dhe rrezikun e të përfunduarit vetëm në dy sezone), Muzika Klezmer etj..

Artisti Kledis Rexho, i cili po drejton këtë nismë ndërkombëtare, tregon se, “ky është një program që, megjithëse ofrohet nga muzikantë të “botës klasike”, është gjithëpërfshirës dhe afron këdo nga publiku. Të mësuar apo jo me sallat e koncerteve”. Ai na kujton se, “nuk do të mungojnë dhe ritmet shqiptare të valleve tona nga kompozitori Pjeter Gaci, apo muzika e Prenk Jakoves dhe ajo Arbëreshe, të cilat do këndohen nga Soprano Franko Amerikane Émilie Rose Bry.

Risitë janë të ndyshme për këtë festival.

Vendosja në skenë, ndoshta për herë të parë në Shqipëri, të një sinfonie të shkurtër që zgjat vetëm shtatë minuta, të një kompozitori arbëresh i shekullit të 18-të, i quajtur Luca Sorga. Një vepër e nxjerrë nga harresa për publikun shqiptar nga violinisti Armand Broshka, si një kërkesë e festivalit «Violina e Paqes” dhe” Life and Music Concept”.

Ky festival do të shohë krijimin e orkestrës më të re shqiptare, të përbërë nga disa prej muzikantëve më të mirë shqiptarë dhe të ftuar të huaj të orkestrave më të mira europiane. Objektivi është që kjo orkestër të përfaqësojë së shpejti Shqipërinë në festivalet europiane.

“Sigurisht që rruga është e gjatë për ambicje të tilla, por asgjë nuk është e pamundur kur vullnetet e mira bashkohen”, thotë violinist dhe autori i këtij programi, Kledis Rexho.

Një pjesë shumë e rëndësishme e projektit është zhvillimi i një projekti pedagogjik  paralel me këto koncerte, në ndihme të disa prej nxënësve më të mirë të Shqipërisë.

Nxënësit do të marrin kurse individuale falas nga muzikantët shqiparë dhe të huaj të projektit. Kjo pjesë ka filluar dhe janë evidentuar nxënës shumë të talentuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Këto kurse janë shumë të dobishme për to, sepse i japin një panoramë më të gjerë konceptimit të tyre muzikor dhe i ndihmojnë të avancojnë më shpejt.

Në Europë, por dhe më gjerë, nxënësit më të mirë kanë mundësinë t’i marrin këto dije shtesë, në mënyrë rutinë dhe të organizuara nga vetë institucionet ku nxënësit studiojnë.

Kurset që “Violina e Paqes” ofron për disa nga nxënësit muzikantë shqiptarë, nuk kanë për qëllim të zëvëndësojnë mësuesit e tyre të zakonshëm, por janë kurse plotësuese për punën e mësuesve të tyre. Kjo ndihmë nuk mjaftohet vetëm me kurse falas, por do të ketë edhe këshilla profesionale për studentët apo prindërit e interesuar për të ditur më shumë për tregun e punës në muzikë në Botë. Dhe megjithëse mundësite financiare të festivalit janë të vogla këtë vit të parë do të ketë dhe një ndihmë me materiale muzikore.

Lexo: Muzikantët thonë se shtëpitë e tyre diskografike po u bëjnë presion që të bëhen viralë në TikTok

Kledis falenderon, “Bashkinë e Tiranës që mbështet projektin si për pjesën pedagogjike, ashtu edhe për atë artistike; Ministrinë e Kulturës, e cila ishte e para nga institucionet shqiptare që besoi në këtë projekt, Universitetin e Arteve, ku do të zhvillohen gjiashtu aktivitete. Ai falenderon Hotel Adriatik Durrës dhe zonjën Nevila Dudaj për ndihmën e vyer që i jep Festivalit. Maestro lutaio Erli Gurra, që do t’u ofrojë një ëorkshop nxënësve për problematikat e instrumentit të violinës, Studio Domi Durres dhe Trailblazing Magazine, që po ndihmojnë secili në mënyrën e tyre. Dhe një falenderim të veccantë për Business Magazine, që i qendron afër këtij projekti”.

Kledis u bën thirrje sipërmarrësve privatë në Shqipëri të mbështesin këtë projekt ose ta japë këtë mbështetje drejtpërdrejt tek studentët muzikantë të programit pedagogjik të projektit artistik, në krijimin e bursave të studimit ose në blerjen e materialeve dhe instrumenteve muzikore.

Dhe kjo thirrje për mbështetje nga sipërmarrjet private në Shqipëri është për të gjithë projektet që sunojnë të krijojnë një klimë me standarde europiane të kulturës nëe Shqiperi dhe të muzikës klasike.

Një investim i shoqërisë sot për brezin e ri të artistëve, do të bëjë që nesër të jemi të gjithë krenarë kur t’i shohim këto nxënës muzikantë në skenat më të mira të botës.

Të investojmë për artin dhe kulturën sot, është të sigurojmë një të ardhme më të bukur nesër për të gjithë ne.  “Violina e Paqes” është vetëm një gur i vogël në themelin e këtij rrugetimi të vështirë, por të bukur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0