Gjatë periudhës së pandemisë, çmimet e banesave kanë shënuar rritje, ashtu edhe çmimet e qirasë në zonat urbane. Ku trend ka vijuar sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, të cilat i përkasin tremujorit të tretë të 2020-ës.
Sipas këtyre të dhënave, Indeksi i çmimit të banesave u rrit me 13.5% karahsuar me periudhën paraardhëse. Ky është një nivel gati tre herë më i lartë se mesatarja e rritjes së çmimeve në 18 vitet e fundit, kur ishte vetëm 4.8%. ky është një trend tërësisht i kundërt me ecurinë e shtijeve dhe akitivitetin ekonomik në vend, i cili ka shënuar rënie për shkak të pandemisë. Megjithatë, edhe disa sektorë të tjerë, kryesisht në fushën e shërbimeve kanë pësuar rritje të kostos së çmimeve.
Çmimet e qirasë kanë shënuar një rritje me të voglël se ajo e shitblerjes, por në nivele më të larta se rritja e çmimeve në shumë sektorë të tjerë. Ndërkohë, të dhënat e kredisë për pasuri të paluajtshme shpjegojnë pjesërisht rritjen e kërkesës për banesa dhe të çmimit. Kredia bankare për pasuri të paluajtshme u rrit gati 6% në të njëjtën periudhë.
Lexo: 4 leksione sipërmarrje që ju ndihmojnë të rriteni në 2021
Prirja e nisur që në fillim të pandemisë mund të vazhdojë dhe kjo shihet me shqetësim nga ana e ekspertëve, pasi një rritje e mëtejshme e çmimeve, ul aftësinë likujduese të qytetarëve dhe rrjedhimisht rrezikon të krijohet një fluskë e mundshme. Banka thekson në raportin e saj se, “Është e rëndësishme që ecuria e këtyre dy treguesve, të cilët priren të përforcojnë ecurinë e njëri-tjetrit, të monitorohet në vijimësi. Qëllimi është që, duke përdorur edhe informacionet që lidhen me ngarkesën me borxh të familjeve, të identifikohen dhe parandalohen situatat në të cilat ecuria e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme është e paqëndrueshme”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.