Vetëm edhe pak ditë kanë mbetur nga çmimi promocional... - Business Magazine Albania

Vetëm edhe pak ditë kanë mbetur nga çmimi promocional…

çmimi promocional

Për ty që po e pret 23 Tetorin me padurim, kliko në këtë Link dhe rezervoje biletën tënde me super
çmim.
Më poshtë keni dy nga folësit, të cilën do të jenë pjesë e Konventës së IV-të: Fatos Berisha dhe
Robert Wilton.


Fatos Berisha u lind në Prishtinë, Jeton e punon sot në Londër. Studimet i kreu në matematikë  dhe neuro-shkenca, në të cilën i mbaroi edhe dy tituj master (MSc në King’s College
London dhe London School of Economics dhe MRes në University College London), si dhe
doktoraturën (PhD në University College London).

Në vitin 2008 ai e filloi karrierën në industrinë e konsulencës së shërbimeve teknologjike dhe softuerit për biznes, së pari në kompaninë multinacionale franceze Capgemini (capgemini.com) e pastaj në CGI (cgi.com) dhe disa kompani amerikane të softuerit të biznesit. Në vitin 2016 kaloi në Salesforce ku gjendet edhe sot dhe ku punon si Drejtor i konsulentëve të transformimit për Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikë (EMEA), kryesisht duke punuar me klientët e mëdhenj e strategjikë të Salesforce-it në këtë regjion.


Robert Wilton është life coach profesional, me akreditim nga Instituti i Lidershipit dhe i
Menaxhmenit në Londër. Sipas standardeve ndërkombetare, Roberti ofron seanca konfidenciale një-
me-një, për ata që kërkojnë mbështetjen në përgjiet e sfidave në jetët e tyre, qoftë personale
qoftë profesionale. Gjithashtu ai jep trajnim për menaxheret që dëshirojnë të përfitojnë nga taktikat
coaching. Roberti ka qenë menaxher ma shumë se njëzet vjet, në organizatat kombetare dhe
ndërkombetare; ishte këshilltar për Kryeministrin e Kosovës në periudhën para pavarësisë. Ai është
edhe romancier, përkthyes, aktor zëri, dhe bashkë-themellues të OJF bamirësore “The Ideas
Partnership dhe banon në Republikun e Kosovës.

Apliko edhe ti në: suksesieshteqellimiyt.com ose plotëso Formularin në vijim:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0