Vendet më inovative në botë - Business Magazine Albania

Vendet më inovative në botë


Vendet nordike dominojnë “Top 15”, ndërkohë që Korea e Jugut vazhdon të jetë ekonomia më inovative në botë, tregon publikimi i fundit i indeksit të inovacionit në Bloomberg.

Në betejën e ideve, e dyta është Suedia ndërsa Finlanda ka arritur për herë të parë vendin e 5 në renditje. “Bloomberg Innovation Index” vlerëson vendet për kritere të tilla si: shpenzimet për kërkim dhe zhvillim si dhe përqendrimin e kompanive publike në teknologjinë e lartë.

Korea e Jugut ka mbetur fituesi i madh, duke arritur në listat ndërkombëtare në Kërkim & Zhvillim, vlerën e shtuar në prodhim dhe renditjen “Top 5” në teknologjinë e lartë, arsimin e lartë dhe studimet shkencore të bëra.

Në Top 5 vendet është Gjermania dhe Zvicra, të cilat zënë vendin e 3-të dhe vendin e 4-të.

Humbësi më i madh në renditjen e “Bloomberg” është Rusia, ekonomia e së cilës bie me 14 vende, në numrin 26. Nën ndikimin e sanksioneve ekonomike dhe çmimeve të ulëta të naftës, performanca e vendit në aspektin e produktivitetit dhe prodhimit është përkeqësuar.

Në mesin e 25 vendeve me rënien më të madhe është theksuar edhe Japonia, e cila bie në vendin e 7-të nga i 4-t vitin e kaluar për arsye të humbjes së patentës më të mirë për aktivitetet. SHBA-ja ndryshon me një pozicion, në vendin e 9-të dhe të 10-tin Izraeli.

Kroacia ka humbur gjithashtu 3 vende duke shkuar nga vendi 38 në atë të 41.

Kina ka mbajtur titullin e saj si të fortë duke u renditur në vendin e 21.

vendet-inovative-ne-bote-business-mag vendet-inovative-ne-bote-business-magvendet-inovative-ne-bote-business-mag

Burimi: bloomberg.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0