Vëllai i Pablo Escobar, Roberto, po mbyll një vit të ngarkuar dhe të çuditshëm me një njoftim befasues: Kompania e tij Escobar Inc., ka lançuar një smartphone të palosshëm në të dy modelet, 128 GB dhe 512 GB.
Modeli 512 GB shitet për 499 dollarë.
Ndërkohë, Galaxy Fold i njoftuar në fillim të këtij viti kishte një çmim fillestar prej gati 2,000 dollarë. Ky është i njëjti çmim me pakon Cadillac të Macbook Pro 13”.
Telefonat e palosshëm ende kanë disa mangësi të mëdha – jo për shkak të dizajnit ose mungesës së vëmendjes ndaj detajeve, por sepse çdo teknologji e re do të duhet të përsëritet dhe të përmirësohet.
Modeli i kompanisë Escobar gjithashtu përfshin një ekran plotësisht fleksibël.
Escobar Fold 1 ka një skaj shumë të trashë dhe të rrumbullakosur.
Dhe me 320 gram, është plotësisht dy herë më i rëndë se Samsung Galaxy S10 ose Google Pixel 4, dhe 60 gram më shumë se Galaxy Fold.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.