Vajzat nxiten të studiojnë IT. Epitech përgjysmon tarifat në dy vitet e ardhshme   - Business Magazine Albania

Vajzat nxiten të studiojnë IT. Epitech përgjysmon tarifat në dy vitet e ardhshme  


Bota po ecën me ritëm të shpejtë drejt inteligjencës artificiale, por jo femrat. Studimet ndërkombëtare tregojnë se në shkencat kompjuterike, femrat përbëjnë më pak se 10% të studentëve në Shqipëri e Ballkan. E-mma është një organizatë ndërkombëtare e ngritur në Francë, që po synon të ulë pabarazinë gjinore në këtë fushë, duke nxitur përfshirjen në arsim të më shumë vajzave.

Në një event të zhvilluar në Tirana Business Park, E-mma u lançua edhe si nisma nxitëse në rajonin e Ballkanit.

Dipty Chander, Presidente e organizatës tha se, “Në Ballkan dhe Shqipëri, po synojmë të nxisim barazinë gjinore. Në Shqipëri 10% e grave shkojnë në universitetet e shkencës. Ne kemi filluar të punojmë me Microsoft Shqipëria dhe disa kompani të tjera. Mesazhi që u dërgojmë vajzave sot është të studiojnë në këtë fushë. Kjo do të jetë fusha e së ardhmes dhe gratë duhet të jenë patjetër pjesë e saj”.

Lexo: A ju pëlqen të shfaqeni një ditë në Times Square?! Bëhuni inxhinierë IT, ose ambasadorë për një zhvillim të rëndësishëm. Rina ia doli

Komisionerja europiane, Maryja Gabriel, bëri të ditur disa nisma europiane në këtë drejtim duke theksuar se nuk ka nevojë të jesh ekspert në kodim, për t’u bërë pjesë e fushës së IT.

E-mma vjen në Shqipëri përmes shkollës franceze Epitech, e cila ka një vit që është hapur edhe në Tiranë.

Emmanuel Carli, drejtor i Përgjithshëm i Epitech, tha se, “kjo është një shkollë software. E rëndësishme në këtë drejtim është krijimi i rrjeteve, ekosistemeve. Studentët tanë sot shkojnë në Francë, Maqedoni, Tiranë, etj. Krijojmë një network global, çka është një potencial për ne”.  Epitech është në 12 qytete në Francë dhe disa shtete.

Për të nxitur studimet e vajzave në fushën e IT, Epitech lançoi një ofertë për to. Në të gjithë rajonin e Ballkanit, për dy vitet e ardhshme tarifa e studimit për vajzat në Epitech do të jetë në masën 50%.

Lexo: Flet Brigite Peposhi. Inteligjenca artificiale mund të zgjidhë krimet

Carli tha se, nxënësit këtu kanë të njëjtat mundësi që ofrohen në Francë. Ne kemi nevojë për vajzat pasi inovacioni është diversitet. Besojmë se asnjë fushë nuk do të jetë produktive nëse nuk përbëhet nga meshkuj dhe femra”.

Disa të dhëna për studimet në shkenca kompjuterike

– 62% e femrave shkojnë në universitet në Ballkan

– 52% e meshkujve shkojnë në universitet në Ballkan

– 10% vajza shkojnë në shkencat kompjuterike

– 90% djem shkojnë në shkencat kompjuterike

Në nivel global në 2017, vajzat e siplomuaara në STEM janë vetëm 3%

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0