Nga 15,000 aplikime në 20 kategori, këto tre vajza të organizatës kosovare “Open Data Kosovo” janë përfshirë në listën “Law and Policy”( “Ligj dhe Politikë”), duke theksuar arritjet e tyre në angazhimin social, duke rritur transparencën e qeverisjes dhe aktivizmin dixhital, duke e vënë kështu Kosovën në konkurrencë me vende si Anglia, Danimarka dhe Gjermania.
Në një postim në faqen zyrtare në facebook “Open Data Kosovo” shpreh se, “Jemi të përkushtuar në realizimin e projekteve që synojnë rritjen e transparencës publike përmes teknologjisë së informacionit si dhe edukimin e vazhdueshëm të të rinjve për përdorimin e teknologjisë. Që nga themelimi i saj në 2014, përmes #Techstitution, #Tech4Policy dhe #Techsperienceprojects, ODK po përdor humanitarizmin qytetar-teknologjik dhe dixhital për të advokuar për qeverisje më transparente.”
Blerta Thaçi është një prej fitueseve në edicionin e vitit të kaluar të ICT Awards si “Femra e vitit në ICT”. Ajo është themeluese e Girls Coding Kosova, një organizatë jo qeveritare e krijuar për të bashkuar dhe krijuar rrjetin e femrave të pasionuara në teknologji. Aktualisht punon në Open Data Kosovo si zhvilluese software dhe udhëheqëse e programeve të organizatës.
Gjatë një interviste për BusinessMag, Blerta ka ndarë me lexuesit tanë rrugëtimin e saj në teknologji dhe planet e saj për të ardhmen.
Për të lexuar intervistën e plotë: “ICT Femra e Vitit,” Blerta Thaçi: “Vizioni ynë është që të krijojmë një sektor pa paragjykime të IT-së në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit”
Lexoni për profilin e Open Data Kosovo në revistën Forbes Këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto