Ushtria e rrjeteve sociale të Presidentit Trump 7 herë më e madhe sesa e Biden

Ushtria e rrjeteve sociale të Presidentit Trump 7 herë më e madhe sesa e Biden

rrjeteve sociale

Të dhënat e marra dhe grumbulluara nga Finbold tregojnë se 143 milionë ndjekës në rrjetet sociale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump janë rreth 7.2 herë më shumë krahasuar me rivalin e tij në zgjedhjet e ardhshme Joe Biden. Që nga 28 tetori, numri i përgjithshëm i ndjekësve të Biden në rrjetet sociale ishte 19,94 milionë.

Trump ka më shumë ndjekës të rremë në Twitter

Në Twitter, Trump ka 87.2 milionë ndjekës, që përfaqësojnë rreth 7.86 herë më shumë ndjekës se 11.1 milionë të Biden. Të dy kandidatët gjithashtu kanë një pjesë të ndjekësve të rremë të Twitter, me Trump që ka 6% më shumë ndjekës të rremë krahasuar me Biden.

Lexoni: Instagram zgjat kohën e transmetimeve live

Një përmbledhje e llogarive të tyre në Instagram tregon se Trump ka 4.52 herë më shumë ndjekës se Biden me 22.6 milionë ndërsa Biden ka vetëm 5 milionë ndjekës.

Facebook, Trump ka 32.26 milionë ndjekës ndërsa ndjekësit e Biden janë 9.06 herë më pak se Trump, duke numëruar 3.56 milionë të tillë.

YouTube, Biden ka 0.28 milionë të abonuar, që është rreth 5.04 herë më pak kur krahasohet me 1.41 milionë të abonuar të Trump.

Të dhënat e publikuara nga Finbold nuk kanë për qëllim të nënçmojë ose mbështesë asnjërin nga kandidatët, janë vetëm për qëllime informuese. Platformat e mediave sociale, në të cilat nuk kishin llogari zyrtare të dy kandidatët u përjashtuan.

Finbold

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0