Instagram zgjat kohën e transmetimeve live

Instagram

Instagram po përshtatet me mënyrën se si përdoruesit kanë përdorur shërbimin e tij gjatë pandemisë së koronavirusit. Dje, kompania tha se po zgjeron ndjeshëm kufirin kohor të transmetimeve live, nga 1 orë që ishte më parë, në 4 orë për përdoruesit në të gjithë botën.

Me individë dhe biznese që tani janë të kufizuar nga zhvillimi i eventeve fizike- si koncerte, kurse, takime dhe më shumë – përdoruesit i janë drejtuar Instagramit për të transmetuar drejtpërdrejt.

Ndryshimi, shpjegon kompania, ka për qëllim të ndihmojë ata që u është dashur të marrin pjesë në evente virtuale, si instruktorë të yogas dhe fitnesit, mësues, muzikantë, artistë dhe aktivistë, etj. Gjatë kulmit të bllokimeve në SH.B.A., Instagram Live u bë një vend ku njerëzit mund të takoheshin virtualisht, artistët luanin muzikën e tyre për fansat, personat e famshëm jepnin shfaqje, entuziastë të stërvitjeve u bashkuan me klasat drejtpërdrejt, etj.

Lexoni: Tik Tok zgjerohet globalisht, do të punësojë 3 mijë inxhinierë

Përdorimi i Instagram Live u rrit me 70%, krahasuar me periudhën para COVID-19. Shumë nga këta përdorues të Instagram Live kishin dashur të zgjasnin seancat e tyre përtej afatit prej 60 minutash pa asnjë ndërprerje.

Ndryshimi e vendos Instagramin në të njëjtin nivel me afatet kohore të ofruara nga Facebook për transmetimet e drejtpërdrejta nga pajisjet celulare, të cilat janë gjithashtu 4 orë. (Nëse transmetoni drejtpërdrejt nga një kompjuter desktop ose përmes një API, afati kohor i Facebook zgjatet në 8 orë.)

Në mënyrë që përdoruesit të përfitojnë nga ndryshimet e reja, llogaritë duhet të jenë në gjendje të mirë dhe të mos kenë shkelje të pronësisë intelektuale.

Ideja është që të parandalohen transmetimet ilegale të filmave. Gjithashtu së shpejti përdoruesit mund të arkivojnë transmetimet deri në 30 ditë, në të njëjtën mënyrë siç arkivohen story-t dhe postimet.

Tech Crunch

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale