Uplift Albania shpall fituesit e edicionit të dytë, takime me investitorë dhe çmime për startupet më të mira - Business Magazine Albania

Uplift Albania shpall fituesit e edicionit të dytë, takime me investitorë dhe çmime për startupet më të mira

Uplift Albania

Në një botë me dinamizëm të lartë orientuar nga teknologjia, ide të reja biznesi lindin çdo ditë megjithatë ndërsa është e thjeshtë të vish me një ide, sfida e vërtetë është tek ekzekutimin e saj me sukses.

Me 29 Janar 2021, edicioni i dytë i Uplift Albania shpalli fituesit e çmimeve të mëdha për startupet të cilët përgjatë katër muajve trajnime dhe mentorime jetësuan një të vërtetë të thjeshtë: Gabimet që bëni duke punuar në një gjë që pëlqeni, janë më mirë sesa të krijoni perfeksione duke punuar një gjë që e urreni.

Wellness+CrossplagHermexSwipiniNegotioNutriprepAlbBnbUdhë të gjithë treguan edhe pse viti i kaluar ishte plot vështirësi të mëdha kishte edhe mundësi të mëdha.

Dy vite më parë përpara se të fillonte Uplift Albania, kishim Albanian ICT Awards që me sukses arriti të zgjojë kureshtjen e partnerëve lokalë por përpjekjet tona nuk u ndalë këtu, sepse inovacione dhe talente të tilla kishin nevojë për njohje ndërkombëtare. Dhe ja ku erdhi Uplift Albania, një eveniment ndërkombëtar” tha z. Kushtrim Shala, bashkëthemelues i ICTSmedia.

Uplift Albania i dha udhë edicionit të dytë në shtator të vitit të kaluar me hapjen e aplikimeve ndërsa programi i akselerimit me startupet e përzgjedhura në Selection Bootcamp filloi më 5 Tetor duke konsideruar edhe vështirësitë e realizimit për shkak të pandemisë.

Tërmetet dhe pandemitë shkatërrojnë sende, por nuk mund të shkatërrojnë njohuritë,” u shpreh kryebashkiaku i Tiranës z. Erion Veliaj i cili nuk e fshehu emocionin. “Jam shumë krenar me praninë e secilit prej juve e duke e ditur sesa e vështirë dhe fakti që keni mbërritur këtu me mbush me inkurajim.”

Startupet erdhën në Demo Day për të prezantuar idenë e tyre përballë një paneli investitorësh dhe partnerësh të Uplift Albania duke demonstruar të gjithë potencialin e arritur gjatë programit të akselerimit.

Ne tek SOVVA besojmë se për të bërë ndryshime të mëdha, nuk ke nevojë për shumë para. Dhe ky projekt me njerëzit entuziastë dhe energjikë për rreth tij e kanë provuar këtë.” u shpreh CEO SOVVA z. Daniel Straka. Talenti është komoditeti i së ardhmes tha ai.

Lexo: Startupet e Uplift drejt realizimit të ideve

SOVVA ka shërbyer si një urë lidhëse mes industrive dhe sektorëve të ndryshëm të ekonomisë në Sllovaki për të promovuar hulumtim dhe zhvillim në fushat e teknologjisë dhe falë partneritetit të ngushtë me ICTSmedia dhe mbështetjen financiare të SlovakAid është bërë i mundur organizimi i Uplift Albania.

Përgjatë dy viteve si ministër për sipërmarrjen jam hasur me ide dhe talente të shumta por asnjëherë nuk e harrojë kur një grup të rinjsh erdhën në zyrën time dhe kërkuan një ligj për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja dhe startupeve. Sot ai ligj është realitet,” tha z. Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Ai shtoi se nisma të tilla si Uplift Albania luajnë një rol që qeveria nuk e bën dot.

  1. Peter Kolesar, një prej mbështetësve më të mëdhenj të Uplift Albania e përshkroi programin e akselerimit si një platformë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Sllovakisë. “Falë punës suaj Tirana po bie në sy kudo në Evropë,” tha ai.

Hapi i fundit i startupeve në Uplift Albania

E identifikuar ndryshe edhe si finalja e madhe e Uplift Albania, Demo-Day nisi me sesionin Investor Connect ku startupet prezantuan përballë një paneli prej 8 investitorësh për 7 minuta secili përbërë nga: Andrej Petrus – Menaxher Investimesh në ZAKA Venture Capital, Edi Demaj – Bashkëthemelues dhe CEO i KODE Labs, Eli Zhabevska – Senior Associate në South Central Ventures, Eva Simekova – CEO & Associate Partner në CIVITTA, Admir Berbiu – VC Investment Associate në StarFinder Capital Fund, Igor Madzov – Investitor, Ecosystem Builder në Swiss EP, Swiss Entrepreneurship Program, Jeta Zagragja – Drejtuese e Operacioneve të Biznesit në UCXmarket dhe Gergely Bence – Analist Investimesh në PortfoLion Capital Partners.

Demo Day nisi me prezantimet në skenë të 8 startupeve finaliste të Uplift Albania përballë jurisë e cila përbëhej nga figura dhe personalitet nga Tirana, Shkupi, Bratislava, Miçigani dhe Tel Avivi: Andrej PetrusDaniel StrakaTal CatranViola PuçiEdi DemajJaqueline Jaspert dhe Eli Zhabevska.

Secili startup prezantoi për 3 minuta idenë ndjekur nga 3 minuta të tjera pyetje dhe përgjigje nga juria.

Një ide që lufton plagjiaturën, një platformë për menaxhimin e palestrave, një aplikacion që bashkon shoferët dhe pasagjerët, një platformë për krijimin e dyqaneve online, një mjet prokurorimi, një platformë në mbështetje të potencialit turistik të Shqipërisë, një mundësi për transformimin e shitblerjes online dhe një aplikacion për përgatitjen e vakteve për sportistët ishin projektet që prezantuan në skenën e Demo Day.

Gjatë rrugëtimit të tyre në Uplift Albania, Hermex u shpall fitues në Elevator Lab organizuar nga Raiffeisen Bank ndërsa Swipin, Udhë dhe Wellness+ u përzgjodhën nga EU for Innovation në Matchmaking and Exposure Program.

Lexo: Startupet e Uplift drejt realizimit të ideve

Edicioni i dytë i Uplift Albania u mbyll me shpalljen si fitues i çmimit të parë prej 3,000 euro të startupit Crossplag si dhe shpërblimit Investible Readying Package. Çmimi i dytë dhe i tretë prej 1,000 euro shkoi për Hermex dhe Udhë.

Së fundi Swipin u përzgjodh për të përfituar nga paketa Fast Track Bridge2EU. Bridge2EU i cili financohet nga SlovakAid dhe ka për qëllim që të përzgjedh për dy vite radhazi 2020 dhe 2021, 12 sipërmarrës të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët do të kenë shansin të ndjekin një program intensiv studimor në tre vende të ndryshme të Evropës, Slovaki, Ceki dhe Austri.

Uplift Albania vjen si një bashkëpunim i një rrjeti të gjerë partnerësh dhe mbështetësish udhëhequr nga ICTSmediaSOVVA dhe SlovakAid me mbështetjen e VodafoneRaiffeisen BankHuaweiAlbvision, EU for InnovationBashkia TiranëSwissepICTSlabPCWorld AlbanianCIOSCAN TV dhe Geek Room.

8 startupet nën patronazhin e 50+ ekspertëve të Uplift Albania, nga program i akselerimit mësuan sesi të joshin investime, të mbrojnë pronën e tyre intelektuale, të përmirësojnë modelet e biznesit e të aplikojnë metodologjinë “lean startup” dhe të nesërmen të shndërrohen në biznese të suksesshme.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia është shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Themeluese e garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards dhe mbështesë e aktiviteteve të ngjashme në këtë sektor në Shqipëri. Laboratori multi-funksional ICTSlab i hapur së fund në Tiranë me disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare vjen si një fryt i eksperiencës së ICTSmedia. Shtëpia botuese është publikuese e disa prej mediave online më të ndjekura në teknologji si PCWorld Albanian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0