Skena e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit u kthye mbrëmjen e së enjtes në një arenë magjike, ku gladiatorët artistikë ishin talentet e gjimnazit Petro Nini Luarasi.
Me shfaqjen artistike “UpFest”, e cila përqasej drejt zhanrit klasiko-kontemporan, nxënësit e Petro Ninit Luarasit, të cilët ishin edhe nismëtarët e organizatorët e këtij eventi, sollën në skenë disiplina të ndryshme artistike, si performanca në këngë, numra koreografikë, pjesë teatrale, prezantim, etj.
Në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit ishte edhe ekspozita që talentet e pikturës kishin përgatitur, ku paraqiteshin tablo, që ashtu siç performancat e tjera artistike, përcillnin mesazhe të thella për jetën, rininë, dashurinë, shpresën. Kjo frymë paqeje që rrekej të pëçohej, e kishte frymëzimin në dy data të veçanta të muajit shkurt: Ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe Datën e Fillimit të Agresionit rus në Ukrainë.
Të gjithë këto artistë performuan përpara një audience të gjerë, nxënës të gjimnazeve, familjarë, personalitete të shquara të fushës së arsimit, të artit, politikës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.