UnniGames, pjesë e UnniTech, lajmëron publikimin e versionit beta të lojës “Keys Of Triumph” - Business Magazine Albania

UnniGames, pjesë e UnniTech, lajmëron publikimin e versionit beta të lojës “Keys Of Triumph”


UnniGames, pjesë e Unnitech prej 1 Janarit është një publikues lojërash kompjuterike i specializuar në lojërat cross-platformë që ekzekutohen në shfletues pa plug-in.

UnniGames ka lajmëruar publikimin e lojës së tyre të parë, “Keys Of Triumph”, një lojë 3D që luhet nga shumë lojtarë, e para e këtij lloji në Shqipëri që mund ta luani edhe në browserin tuaj, mobile apo PC.

“Keys Of Triumph” pritet të dalë në versionin beta në 1 Mars të vitit 2019 dhe për publikun e gjerë në 1 Shtator të vitit të ardhshëm. Por duhen plotësuar një sërë kriteresh në mënyrë që të mund të luani “Keys Of Triumph”, sistemi juaj duhet të jetë minimumi 2GB, ju duhet një kartë krafike që suporton WebGI me të paktën 512 MB kujesë video, por rekomandohet që të paktën të keni 4GB kujtesë sistemi.

Lexoni: Ëngjëll Rraklli: “Amakids, loja virtuale me impakt social”

“Keys Of Triumph” është një botë virtuale 3D, në të cilën ju luani me shumë lojtarë të tjerë pa u kërkuar që të instaloni gjë, por direkt nga shfletuesi juaj. Fillimisht ju duhet të bëheni pjesë e një prej shteteve Aragos, Danji apo Arvidea dhe lojën e filloni në moshën 18 vjeçare duke u plakur gradualisht. Mënyra se si funksionon loja është shumë interesante, gjatë jetëgjatësisë suaj, ju do të zotëroni aftësi të ndryshme, do të ndihmoni personazhet që janë në lojë me misionet e tyre dhe do të mbroni territoret e shtetit tuaj nga pushtimet si dhe do të mund të pushtoni territore të shteteve të tjera. Loja gjithashtu ju jep mundësi të krijoni grupimin tuaj, të zgjidhni një mbret për shtetin tuaj apo pse jo të kandidoni si një i tillë. Në përfundim të jetës së karakterit tuaj, ju do të keni mundësinë të zgjidhni pasardhësin/en duke trashëguar pasurinë dhe një pjesë të reputacionit që keni krijuar gjatë lojës.

Loja në qëndër të saj ka gurët legjendarë, të cilët janë unikë dhe secili prej tyre u jep aftësi të veçanta çdo karakteri që i mbart. Gjithashtu “Keys Of Triumph” ju jep mundësinë që të luani edhe i vetëm nëse nuk dëshironi të merrni pjesë në luftën ndërmjet shteteve. I vetëm, ju mund të eksploroni botën e nëndheshme ku do të gjeni përbindësha dhe armë legjendare.

Lexoni: Të rinj të apasionuar pas teknologjisë krijojnë “Institucionin Virtual”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0