Të rinj të apasionuar pas teknologjisë krijojnë Institucionin Virtual

Të rinj të apasionuar pas teknologjisë krijojnë “Institucionin Virtual”


A keni qenë ndonjëherë brenda në Bashkinë e Tiranës? Nëse jo, sot keni mundësi të jeni virtualisht, jo për të parë ambjentet, por për tu informuar lidhur me shërbime të ndryshme. 

“Institucioni më cool online”, kështu e quajnë krijuesit e tij aplikacionin Institucioni Virtual. Zhvilluar e dizenjuar nga EESTEC LC Tirana,  kjo mund të jetë “loja” më e vlefshme në smartphone-in tuaj.

Nisur nga një eksperiencë e keqe personale, Institucioni Virtual lindi si nevojë e zgjidhjes së një problemi madhor i cili është vështirësia që qytetarët hasin në jetën e përditshme për të marrë informacion për një procedurë apo një shërbim të caktuar që duan të ndjekin në institucionet shtetërore.

Ndërkohë që shumë të rinj janë duke u larguar nga Shqipëria, të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë e të sfidojnë veten në kushtet që na ofrohen vendi ynë. Ariol Sollaku, Ëngjëll Raklli, Dario Grori, Klaudio Pulaha, Endri Nasufi dhe Benson Begaj, janë grupi që krijuan “Institucionin Virtual”, e disa të rinj të talentuar që ja kushtojnë kohën realizimit të projekteve inovative për t’i ardhur në ndihmë komunitetit.

Lexoni: Ëngjëll Rraklli: “Amakids, loja virtuale me impakt social”

“Ne jemi të lumtur që kemi krijuar një aplikacion inovativ, unik dhe në një format të parealizuar më parë jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj,” thotë Benson Begaj, Kryetar i EESTEC LC Tirana dhe menaxheri i Institucionit Virtual.

Ky aplikacion synon t’i lehtësojë punë qytetarëve në Bashkinë e Tiranës për marrjen e informacionit për shërbime të caktuara që ata duan të ndjekin.

Institucioni Virtual është FALAS dhe i aksesueshëm në të tre platformat: App Store, Play Store dhe në web www.institucionivirtual.com.

Menjëherë e shkarkuam në telefonin tonë për të parë si funksionon. Loja ka një pamje të thjeshtë dhe ai që ju mirëpret në hyrje të saj është kryetari i bashkisë.

Duke klikuar opsionin Lojë e re, ju menjëherë dërgoheni në hartën e institucioneve. Secili prej tyre mbart kategori të ndryshme shërbimesh, të cilat janë:

  • Hapësira publike, qendra rinore, bibliotekat e njësive administrative
  • Shërbime sociale
  • Strehimi

Fillimisht ju duhet të luani me karakterin e përzgjedhur për të mbledhur dokumentet e shpërndara në dyshemenë e godinës.

Në fund shpërbleheni me informacionin e duhur për kategorinë e përzgjedhur. Informacioni i mbledhur nuk humbet, por ruhet në dosjen tuaj të programuar brenda lojës. Ju gjithashtu mund të klikoni opsionin Shkarko, për të patur materialin më të prekshëm.

Deri më tani aplikacioni ka patur 300 shkarkime dhe do të pasurohet më tej me të dhëna të nevojshme në versionet e mëvonshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0