Universitetet më të mira për master në biznes sipas "The Economist"

Universitetet më të mira për master në biznes sipas “The Economist”


Shkollat e biznesit amerikane dominojnë listën e The Economist për vitin 2017 për masterin në administrim biznesi (MBA) duke kryesuar 16 nga 20 vendet e para. Universiteti Kellogg School of Management kthehet në vendin e parë për herë të parë që nga viti 2004. Studentët e Kellogg janë mirënjohës për objektivat dhe kulturën bashkëpunuese.

Mundësitë e tyre për karrierë janë ndër më të mirat, pjesërisht falë një prej rrjeteve më të mëdha të të diplomuarve në botë; 97% e studentëve gjejnë punë brenda tre muajve të diplomimit, duke marrë një pagese shtesë prej 72%.

Lexoni: 10 UNIVERSITETET MË TË MIRA NË EUROPË

10 vendet e para në renditje tashmë janë të zëna nga shkollat e mëdha dhe prestigjioze amerikane, për të cilat studentët janë të lumtur të paguajnë ekstra. Pagesa mesatare e tyre për shkollim është 134,600 dollarë dhe është rritur shpejt në vitet e fundit.

Punëdhënësit, gjithashtu, janë të gatshëm të paguajnë ekstra për studentët më të mirë. Paga mesatare e tyre ishte 127,300 dollarë, një rritje prej 70% para MBA. Por jeta, ashtu si renditja, nuk është vetëm për para. Pra, ne peshojmë të dhënat sipas asaj që na tregojnë nxënësit se është e rëndësishme.

Katër kategoritë e mbuluara janë: hapja e mundësive të reja për karrierë (35%), zhvillimi personal dhe përvoja arsimore (35%), paga më e mirë (20%) dhe potenciali i rrjetëzimi (10%).

burimi: The Economist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0