Ulet ndjeshëm numri i fermave që kultivojnë kërmillin. Fermat kryesisht të orientuara nga eksporti - Business Magazine Albania

Ulet ndjeshëm numri i fermave që kultivojnë kërmillin. Fermat kryesisht të orientuara nga eksporti

kërmillin

Disa vite më parë numri i atyre që vendosën të investonin në një fermë kërmilli u rrit ndjeshëm nën “joshjen” e një biznesi me fitim.

Por, gjatë rrugës, jo të paktë ishin ata që u zhgënjyen, duke e braktisur si aktivitet dhe sot sasia e kultivuar mbetet modeste. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Bujqësisë tregojnë se numri i fermave është tashmë më pak se pesë dhe po shkon drejt uljes ndërsa eksportet janë rreth 400 tonë.

“Kultivimi i kërmillit është i orientuar kryesisht nga eksporti. Vendi po prodhon 400 ton kërmij. Ka pak fermerë që kultivojnë kërmij dhe shitja e tij bëhet me një me çmim 4 euro për kg. Rendimenti është 12 ton për ha. Operatorët janë nga Durrësi dhe Fieri. Edhe pse prodhimi i kërmillit ka disa nënprodukte, pjesa më e madhe janë kërmijtë e freskët. Aktualisht kultivimi është thuajse inekzistent”, thuhet në dokumentin e Ministrisë.

Sipas të njëjtit studim tregu i kërmijve është i orientuar kryesisht drejt eksportit të vjeljes së të egrit ndërsa kultivimi aktualisht ndiqet nga dy operatorë. Tregu ka një vlerë të përafërt prej 400 mijë euro që eksportohet. Në terma të volumit, vlera e eksportit është në stanjacion. Pjesa kryesore e eksportit është drejt industrisë kozmetike ndërsa një pjesë tjetër e prodhimit shitet edhe në tregun e brendshëm. Kryesisht restorantet blerjet e tyre i kanë direkte për kërmij që nuk janë të kultivuar, por të mbledhur në natyrë. Nuk ekziston sot një treg i brendshëm për kërmijtë për qëllime jo ushqimore.

Lexoni: Biznesi për përpunimin e kërmijve në Korçë, i destinuar për eksport

“Kultivimi i kërmillit ka nevoja për frigoriferë, rrjeta dhe struktura për fermat, makineri të vogla për përgatitjen e tokës. Megjithatë, gjatë viteve të fundit një pjesë e madhe e operatorëve të sektorit kanë mbyllur aktivitetin e tyre dhe numri i fermave është zvogëluar nga më shumë se 10 deri në më pak se 5”, thuhet në dokument.

Ecuria e dobët pa ndonjë interes për tregun e kërmijve ka bërë që nga ana e ekspertëve të sugjerohet që nëse do të ketë masa mbështetëse kultivimi i kërmijve të mos jetë pjesë e tij.

Dokumenti sqaron se në rastin e kërmijve kërkohen pak investime përveç mbështetjes me ngritjen e kapaciteteve dhe informacionin për tregun. Po kështu kërkohet rritje e qëndrueshme në kapacitetin menaxhues dhe njohuritë teknike, si dhe mbështetje për rritjen e aksesit në tregje kërkohet.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0