Biznesi për përpunimin e kërmijve në Korçë, i destinuar për eksport » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 11/02/2019

Biznesi për përpunimin e kërmijve në Korçë, i destinuar për eksport

Share
nga Anerola Torollari
Shk 11, 2019
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Kombinatin e Maliqit, në Korçë zhvillojnë aktivitetin dy biznese të rëndësishme në sektorin e bujqësisë, e para për përpunimin e kërmijve dhe ajo për prodhimin e peletave, të dyja të destinuara për eksport.

Ministri Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, vizitoi nga afër këto biznese dhe u njoh me ecurinë e këtyre sipërmarrjeve shqiptare tashmë të afirmuara në tregjet e huaja, me produktet e përpunuara të kërmijve dhe atë të prodhimit të peletave.

“Vizitova dy biznese, që mbi rrënojat e Kombinatit të Maliqit, kishin ngritur përmes vështirësive të shumta por me shumë pasion, dy aktivitete, respektivisht përpunimin e kërmijve dhe prodhimin e peletave, të dyja të destinuara për eksport,” u shpreh Shalsi.

“U njoha me Kriston dhe Festimin, si dhe problematikat e bizneseve të tyre. Por, edhe me mundësitë që kanë për t’u zgjeruar në të ardhmen,” vijoi ministri, ndërsa shpreh vendosmërinë për t’i mbështetur këto biznese dhe për t’i lehtësuar nga pengesat e pakuptimta administrative që hasin gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre.

 

/ATA