Udhëzuesi i Jack Ma për zhvillim dhe sukses - Business Magazine Albania

Udhëzuesi i Jack Ma për zhvillim dhe sukses


Po të kthehemi pas në vitin 1999, Jack Ma bashkëthemeloi atë që do të bëhej pika e kthesës së shitjeve online, portalin e-commerce Alibaba.

Njëzet vjet më vonë, ai ende ka këshilla të vlefshme për t’i kaluar tek sipërmarrësit e rinj që u mblodhën për ta dëgjuar atë tek fliste në Davos 2019.

Lexoni: Lepuj dhe tigra të verbër: 10 shprehje që vërtetojnë se Jack Ma ka një pikëpamje të çuditshme për jetën

BusinessMag në këtë artikull ju sjell më poshtë disa nga këshillat e tij më të mira.

  1. “Natyrisht kur fillova Alibaba edhe unë isha i frikësuar dhe kisha dyshime, por unë besoja se dikush do të fitonte, nëse jo unë, kush?! Nuk ka ekspertë të së nesërmes, vetëm të së djeshmes.”
  2. “Në biznes, mos u shqetësoni për konkurrencën, mos u shqetësoni për presionin. Nëse shqetësoheni për presionin, mos u bëni biznesmenë … Nëse krijoni vlerë, ju i hapni vetes mundësi. Sot e gjitha bota shqetësohet. Kjo do të thotë që ekzistojnë mundësi të mëdha.”
  3. “Puna juaj e parë është më e rëndësishmja. Jo domosdoshmërisht një kompani që ka një emër të madh, por duhet të gjeni një shef të mirë që mund t’ju mësojë si të jeni një qenie njerëzore, si t’i bëni gjërat siç duhet dhe të qëndroni atje. Bëjini vetes një premtim: Unë do të qëndroj atje për tre vjet.”
  4. “Si mund t’i mësojmë fëmijët të jenë më krijues dhe të bëjnë gjëra që makineritë nuk mund të bëjnë? Makineritë kanë çipe, por qeniet njerëzore kanë zemra … Arsimi duhet të lëvizë në këtë drejtim.”
  5. Çfarë e mban Jack Ma zgjuar gjatë natës? “Asgjë! Nëse nuk fle mirë, problemi do të jetë akoma aty. Nëse fle, kam një shans më të mirë për ta luftuar.”
  6. “Për të menaxhuar njerëzit e zgjuar duhet të përdorni kulturën, sistemin e vlerave, ata besojnë atë që bëjnë ata. Nëse doni thjesht të përdorni rregullat dhe ligjet dhe dokumentet për të kontrolluar, kjo është mënyra se si të kontrolloni njerëzit ‘idiotë’.”
  7. “Kur punësoj njerëz, unë punësoj persona që janë më të mençur se unë. Persona që katër, pesë vjet më vonë mund të jenë shefat e mi. Më pëlqejnë njerëzit që janë pozitivë dhe që nuk heqin dorë kurrë.”

Lexoni: Jack Ma, shpejt mësues i anglishtes. Ngre edhe fondacionin me emrin e tij

burimi: weforum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0