Twitter bllokon llogarinë e djalit të Donald Trump

Twitter bllokon llogarinë e djalit të Donald Trump

Twitter

Twitter-i ka bllokuar përkohësisht llogarinë e djalit të Presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr.me argumentin se ai ka “përhapur informacione të rreme dhe potencialisht të dëmshme në lidhje me COVID-19”.

Të hënën, Facebook hoqi nga faqja e saj një video virale, në lidhje me një grup mjekësh të cilët ngrinin pretendime të rreme mbi pandeminë e koronavirusit. Më shumë se 14 milionë njerëz e kishin parë videon.  Videoja tregonte se maska dhe izolimi nuk janë të nevojshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Lexoni: Administrata e ushqimeve dhe barnave në SHBA lejon marketimin e produkteve IQOS

Disa orë më vonë, Presidenti Trump shpërndau në Twitter pjesë të shumta të së njëjtës video për 84.2 milionë ndjekësit e tij, duke theksuar nevojën e përdorimit të hidroksiklorinës për shërimin e Covid-19.

Ndërsa Donald Trump Jr. ndau videon e plotë në llogarinë e tij në Twitter. Videoja u bllokua dhe sipas një zëdhënësi të rrjetit social, llogaria e tij do të ketë “funksionalitet të kufizuar” për 12 orë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0