Turizmi po goditet nga situata politike. Shoqata e Tur-operatorëve: kemi anulime grupesh - Business Magazine Albania

Turizmi po goditet nga situata politike. Shoqata e Tur-operatorëve: kemi anulime grupesh


Mungesa e stabilitetit politik në vend po prek turizmin vendas. Disa operatorë të huaj turistikë kanë anulluar grupet e parashikuara për këtë muaj, sipas tur-peratorëve vendas.

Kliton Gerxhani, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Tur-Operatorëve, thotë se, “tregu më i ndjeshëm është ai i europës perëndimore, Italia në veçanti. Kompanitë vendase kanë filluar të marrin anulime të rezervimeve të bëra më parë dhe kjo është shqetësuese”.

Prej vitesh tur-operatorët ankohen për zgjedhjet elektorave që zhvillohen në fillim të verës, pasi vetëm kjo sjell rritje të pasigurisë. Ndërsa këtë vit, biznesi i turizmit e sheh veten me një turizëm që po fillon me vonesë për shkak të motit ende të ftohtë dhe anulimit të disa grupeve për shkak të protestave dhe perceptimit të pasigurisë politike”.

Lexo: Turizmi, në qershor 13% më shumë të huaj se një vit më parë

Sipas Gerxhanit, ende nuk ka një vlerësim konkret të dëmit të bërë në turizëm. Por, ndryshe nga vitet e kaluara, kur pritshmëria për rritje të fluksit të turizmit i kalonte 10%, këtë vit Operatorët shpresojnë të mos zbresin nën nivelin e turizmit të një viti më parë.

Prej rreth një viti turizmi është shpallur prioritet i qeverisë, me një paketë të tërë lehtësuse në investimet e niveleve me 4 dhe 5 yje. Por, investimet nga sipërmarrës të huaj dhe vizitat nga turistë të huaj në ambientet aktuale të akomodimit, pritet të “mpihen” nga kriza politike.

Me një rritje gati 9% vitin e kaluar të ardhurat nga turistët e huaj ishin gati 1.9 miliardë euro.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0