Turizmi kërkon lehtësira fiskale, kërkesë zyrtare ndaj Ministrisë së Mjedisit

Turizmi kërkon lehtësira fiskale, kërkesë zyrtare ndaj Ministrisë së Mjedisit


Shoqatat e turizimit në vend janë bashkuar për një paketë lehtësuese dedikuar këtij sektori që në pak kohë po përjeton goditjen e dytë të tij pas situatës së tërmeteve të vitit të shkuar.

Në një zyrtare drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit ata kanë theksuar ndjekjen e shembullit të fiqnjit tonë Italisë duke rishikuar disa taksa si dhe duke ofruar lehtësi në kushtet e mungesës së likujditetit.

Operatorët kanë konfirmuar se industria ndodhet në kolaps dhe se janë anuluar të gjitha udhëtimet turistike të planifikuara për Mars, Prill dhe Maj. Janë pezull grupet për Qershorin dhe në ditet në vazhdim, në varësi të situatës kompanitë ndërkombëtare që operojne në Shqiperi, si: ITAKA ; DER TOURISTIK ; APOLLO; TUI e tjerë, mund të vendosin qe të anullojnë të gjitha fluturimet charter për sezonin veror 2020 siç kanë bërë edhe në shumë vende të tjera.

“Këto anulime do kenë një ndikim të madh, sidomos në hoteleri, pasi shumë nga hotelet në bazë të kontratave kanë marrë deri në 50% parapagim të cilat duhet ti rikthejnë, gjë e cila do sjellë falimentimin e tyre per shkak të pamundësisë së likujditetit”nënvizuan shoqatat.

Lexoni: Trump anulon fluturimet nga Europa në Amerikë

Në paketën lehtësuese bizneset kanë kërkuar që të përfshihen subvencionet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore e një sërë aspektesh të tjera të përmbledhura në 12 pika.

“Në mënyre që të ndihmohen bizneset për të përballuar situatën e vështirë financiare shoqatat përmes një shkrese zyrtare drejtuar qeverisë kërkojmë:

1- Subvencionim të pagesës së sigurimeve shoqërore për një përiudhë 3-6 mujore

2- Të pezullohet pagesa e Tatim Fitimit për të paktën 3 muaj në vazhdim.

3- Subvencionim 50% të pagës së punonjësve.

4- Dhënia e granteve për subvencionim të pagave të mbetura.

5- Pezullim të pagesave për shpenzime si: ujë dhe elektricitet për një periudhë 6 mujore.

6- Zhvlerësimin e taksës së pronës për vitin 2020.

7- Shtyrja e afatit të pagesës për taksat vendore.

8- Pezullim për një vit të kësteve të kredive pa interes dhe pa penalitet.

9- Të mos paguhet për vitin 2020 e Drejta e Autorit.

10- Te hiqet taksa e aeroportit ( 10 EURO P/P).

11- Rishikimi i deklarimit të bilanceve të vitit 2019 në fund të muajit Prill.

12- Të reduktohen taksat aeroportuale për fluturimet charter nga konçensionari i Aeroportit për vitin 2020, thuhet në pikat e parashtruara nga shoqatat e turizmit.

Goditja e virusit Corona është e dyta që merr sektori i turizmit, brenda pak kohësh. Më herët ky sektor u godit rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit dhe ai i 26 nëntorit. Sipas raportit të vlerësimit të nevojës llogaritet që humbjet vetëm për këtë sektor ishin mbi 75 milionë euro.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0