Tubacion gazi Fier-Vlorë, do të ndërtohet nga SOCAR

Tubacion gazi Fier-Vlorë, do të ndërtohet nga SOCAR


SOCAR, kompania shtetërore e naftës në Azerbajxhan, do të ofrojë shërbime të dizajnit inxhinierik në Shqipëri, sipas marrëveshjes së nënshkruar midis SOCAR Balkans dhe kompanisë Albgaz të Shqipërisë në Baku. Fakti bëhet i ditur nga një deklaratë e kompanisë azere.

Do të ndërtohet një tubacion gazi midis qyteteve të Fierit dhe Vlorës, për të siguruar furnizimin me gaz në Shqipëri, si pjesë e projektit të Korridorit Jugor të Gazit.

Nga SOCAR Balkans do të kryhet Pre-FEED (dizajni paraprak i projektit) i këtij tubacioni.

Korridori Jugor i Gazit, me vlerë 41.5 miliardë dollarë, konsiderohet si një nga projektet prioritare të energjisë për BE, e cila përpiqet të diversifikojë furnizimin me gaz. Projekti parashikon transportin e gazit nga rajoni i Kaspikut, në vendet evropiane, përmes Gjeorgjisë dhe Turqisë.

Në fazën fillestare, gazi që do të prodhohet si pjesë e Fazës 2 të zhvillimit të fushës Shah Deniz të Azerbajxhanit, që konsiderohet si burimi kryesor për projektet e Korridorit Jugor të Gazit. Burime të tjera do të mund të lidhen me këtë projekt në një fazë të mëvonshme.

Si pjesë e fazës 2 të zhvillimit të Shah Deniz, gazi do të eksportohet në Turqi dhe në tregjet europiane duke zgjeruar Tubacionin Jugor të Kaukazit dhe ndërtimin e tubacionit Trans-Anatolian të Gazit Natyror dhe Gazsjellësit Trans Adriatik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0