Trump fitoi. Ku ke gabuar tjetër?


Këtë vit unë kam qenë pjesë e një udhëtimi të çuditshëm dhe alarmues. Mesa duket bota e ka humbur sensin dhe unë sot në mëngjes u zgjova me lajmin se Donald Trump ka fituar zgjedhjet dhe e pyeta veten, sipas stilit të Trump, çfarë dreqin po ndodh.

Është e lehtë të imagjinosh, kur bota e humbet sensin dhe ti je i vetmi individ me tru në kokë ndërkohë që të gjithë të tjerët e kanë humbur toruan. Ka një ngushëllim për këtë ide, por unë aktualisht nuk jam në gjendje ta ngushëlloj veten. Në fakt, kam kuptuar se ideja ime për komfortin, për të krijuar një botë në mendjen time që përshtatet me nevojat e mia, është pikërisht fakti pse unë ndihem kaq i humbur.

Nëse bota e ka humbur kuptimin atëherë me shumë gjasa është bota ajo që e ka fajin. Nëse supozimet e tua nuk i japin dot më shpjegim realitetit atëherë supozimet e tua duhet të ndryshojnë.

Për politikanët kjo do të thotë të sjellësh një formë të re të të bërit politikë, të heqësh dorë nga idetë e dala jashtë-mode, të cilat i kanë lënë ata të shokuar herë pas herë ndërkohë që anketuesit nuk arrijnë të parashikojnë se si votuesit do të sillen dhe ndërkohë që të gjitha alternativat e mira, të kualifikuara dhe të arsyeshme lihen mënjanë, këshilla e ekspertit injorohet. Ne mund ta quajmë politika post-faktuale, por ajo që ka rëndësi është se kjo nuk është politika e vjetër. Një dështim që duhet të përshtatet me këtë realitet është pse Mbretëria e Bashkuar është duke u larguar nga Bashkimi Europian, kundër këshillës së çdo elementi të rëndësishëm të institucionit dhe Amerika po zëvendëson një president të zi me një burrë të mbështetur nga KKK, i cili ka përkrahur publikisht sulmet seksuale.
Por përshtatja e dështimit me realitetin nuk është vetëm një problem për politikanët. Nëse ne duam të zgjidhim problemet dhe nuk nisemi nga realiteti, ne jemi menjëherë të humbur.

Midis shumë arsyesh se pse përpjekjet e reja dështojnë është sfida e thjeshtë që ato fillojnë me supozime të gabuara, modele të dështuara të realitetit. Ne e shohim këtë çdo javë në shfaqjet televizive të talenteve se njerëzit, të bindur nga zëri i tyre i brendshëm se kanë potencialin e një ylli, dalin dhe turpërojnë veten përpara miliona njerëzve. Ne gjithashtu e shohim në shumë website si Kickstarter apo shfaqje si Dragons Den, ku sipërmarrësit me shumë vetbesim publikojnë idetë e tyre të mahnitshme, të cilat i sheh një audiencë e gjerë, për të treguar zgjidhjen e problemeve që askush nuk i ka në të vërtetë.

Më e keqja është se këto produkte, të cilat rregullojnë probleme që nuk ekzistojnë janë më ngacmues ndaj inovacionit duke i shtyrë njerëzit, të cilët janë gjatë gjithë kohës vigjilentë për diçka që do t’i bëjë ata të thonë wow. I pari në listë është Google Glass; një produkt i konceptuar keq që mbante një emër ofendues për ata që e përdornin, Glassholes, përpara se të dilte në shitje!

Google Glass dështoi për shkak të konceptimit të keq të realitetit. Ata e fillluan me një teknologji, të cilën e menduan si të zgjuar dhe lejuan supozimet e tyre për botën t’i verbonin duke menduar se produkti i tyre ishte një ide e mirë. Tani, pyete veten, në këtë botë të çmendur ku asgjë nuk ka më kuptim, sa i sigurt je ti për supozimet e tua?

Njerëzve iu pëlqen ta përkufizojnë kreativitetin si ndonjë magji, e cila ekziston në botën e saj e ndarë nga realiteti i egër i jetës. Ata imagjinojnë se ambjenti i duhur për të qënë kreativ është diku ku nuk ka kufizime dhe detyrime. Kjo nuk ka kuptim. Kreativiteti jeton në botën reale. Informacioni i vërtet, supozimet e besueshme dhe modelet e zgjuara janë oksigjeni i kreativitetit. Pa këto ti mund të prodhosh diçka të jashtëzakonshme – si Google Glass – por sigurisht që nuk do të jetë shumë i suksesshëm pas kësaj pike.

Unë mendoj se bota e ka humbur kuptimin. Unë mund ta pranoj këtë dhe të harxhoj energjinë time duke shpresuar që bota të përshtatet me besimet e mia. Po kjo nuk është një përgjigje e mirë për dikë që dëshiron të jetojë një jetë kreative.

Nëse do të jesh kreativ, nëse ke për qëllim të realizosh gjëra të rëndësishme për botën, ti nuk e ke luksin të pretendosh se bota është ashtu siç ti do ta doje. Duhet ta shikosh realitetin ashtu siç është, sepse pikërisht aty ndodh kreativiteti.

/OpenForIdeas

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale