Bashkia Tropojës në bashkëpunim me Zyrën e Integrimit Europian nënshkruan marrëveshjen e projektit për rikonstruksionin dhe vënien plotësisht në funksionim të muzeut.
Numri i madh i turistëve vendas dhe të huaj që po vizitojnë rajonin e Tropojës në vitet e fundit ka sjellë nevojën e ri ngritjes së këtij institucioni të rëndësishëm për memorien e kësaj zone me vlera kulturore dhe tradita.
Dy zyrat e Integrimit Europian të Tropojës dhe të Tivarit në Malin e Zi fituese të projektit që punojnë në partneritet, nënshkruan marrëveshjen me kryetarin e bashkisë Tropojë, Rexh Byberi për fillimin e punimeve të vënies në punë të Muzeut të Tropojës .
Ky muze është dëmtuar shumë duke humbur edhe një mori objektesh të rëndësishme që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Njëkohësisht dëme kanë pësuar disa piktura të mëdha murale mjaft të rëndësishme nga lagështia pasi mbulesa e çatisë është e dëmtuar.
Ndaj gjetja e fondeve për rehabilitimin e plotë të muzeut nga Bashkia dhe zyra e Integrimit Europian në Tropojë është një hap pozitiv për kulturën e kësaj treve por edhe vënien në funksion të muzeut ndaj turisteve
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.