Tregu imobiliar në Shqipëri ka nevojë të standardizohet. Flet Gjin Gjoka, Billion G&G Group - Business Magazine Albania

Tregu imobiliar në Shqipëri ka nevojë të standardizohet. Flet Gjin Gjoka, Billion G&G Group

Gjin Gjoka

Gjin Gjoka është rikthyer pas shumë vitesh punë me pasuritë e paluajtshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai po merret aktualisht me tregun imobiliar në Shqipëri, me kompaninë e tij Billion G&G Group.

Sipas tij, tregu shqiptar imobiliar është shumë mbrama. “Akoma nuk ka një shkollë të posaçme për tregun imobiliar dhe ka raste shumë flagrante të abuzimeve me klientët. Ne kemi regjistruar emrin e sipërmarrjes dhe jemi licensuara nga zyra e Pastrimit të Parave”, thotë Gjoka.

Problemet me tregun ai i ka ngritur në takim me ministrin e Drejtësisë z.Ulsi Manja. “Problemet nisen nga ndërtuesit, mungesa e standardeve të kursimit të energjisë, matja e saktë e sipërfaqës”, thotë ai, ndërsa na tregon se po punon për të nxjerrë një broshurë orientimi për real estate, si një guidë se si duhet të punohet në real estate. Këtë nismë e ndërmori pasi ka hasur në raste flagrante kur klientë të dëmtuar, të cilët kanë humbura mijëra euro nëpër agjensi të paregjistruara kanë mbrritur në zyrën e tij. Sipas tij, edhe brokerat duhet të kalojnë në programe të licensuara dhe të shmanget ndërmjetësimi. Brokerat, sipas tij, ndikojnë në rritjen e kostos së shpenzimeve për gjetjen e mjediseve. Shpesh bëjnë përllogaritje të pabazuara në vlerën reale të pronës.

Artikulli u publikua më parë në faqen 52  të numrit 30 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 30 të saj.

“Të blesh një shtëpi është emocion. Nevojitet të informohesh për objektin, facilitetet, kushtet që ofron për familjen, apo sipërmarrjen, nëse u përshtatet kërkesa. Ne sugjerojmë mjedisin dhe hapësirën e përshtatshme për familje. Një broker duhet të jesh i përgatitur nga ana inxhinierike, teknike, ekonomike, facilitetet dhe duhet të jetë i ndershëm dhe në koherencë me tregun në çdo orë”, thotë ai.

Shqipëria ka një inflacion të lartë në blerje dhe shitje sekondare. Sipas drejtuesit të Billion, “Çmimi aktual në Tiranë për ndërtimet e 2022 i përket një tregu normal. Duke pasur parasysh shtrentimin e lëndës së parë dhe taksën 8% të pronës, fuqia punëtore është më e shtrenjtë dhe bëhet fjalë për projekte europiane, ku punohet me kapotë të saktë”. Ai thekson se, 40% e ndërtimeve nuk janë cilësore. Kur e pyesim për çmime të tilla si 5000 euro, Gjokaj na kujton se nuk duhet të rendim pas asaj çfarë bëjnë të tjerët. Nëse ka raste të veçanta me arredim të jashtëzakonshëm dhe të shtrenjtë brenda, është një element i veçantë, por në zona të ndryshme, çmimet përkojnë me cilësinë e ndërtimit. 

Nga vjen kërkesa? Shqiptarët e diasporës po e shohin me interes investimin në pasuri të paluajtshme. “Kam arritur të sjell njerëz, edhe pse shtetas të New York. Familjarë të mi kanë blerë pasur të paluajtshme këtu, pasi u kam dhënë besim e duhur. Shqiptarë të amerikës kanë invesuar dhe pronat i kanë dhënë me qira. Ka një kërkesë shumë të lartë për qira (flasim për qera me vlerë 300-500 euro). 

Në Komunën e Parisit nuk gjen një dhomë-kuzhinë pa 400 euro. Astiri ishtë 20 mijë lekë sot është 40 000 në muaj qera. Don Bosko ka shumë kërkesë dhe shumë pak apartamente. Zona e Bllokut luhatet me 500-1800 euro. Ka kërkesa të shumta në Selitë, Komuna e Parisit, Kodra e Diellit. Ndërsa, zona e freskut më e lira.

Resortet e ndërtuara në bregdet, mbeten për një klientelë të ngushtë me të ardhura shumë të larta. 

Zonat bregdetare mbeten të pazhvilluara për shkak të problemeve të pronësisë. Akoma bregdeti është në situatën që nga vërtetime pronësie po kalohet në certifikata, nga certifikata në projekte të veçanta. “Unë ju them se nga të huajt e interesuar janë tërhequr 99% e tyre”. nëse kërkon zhvillim ekonomik bëj zhvillimin urbanisitik normal ligjor. Nuk mund të blihet një pasuri e paluajtshme edhe më shtrenjtë se në Zvicër dhe të gjendesh para pasigurisë”, thotë Gjoka.

Lexo: Ku po shkon ndërtimi?!

Po nga janë blerësit që vijnë nga jashtë?! Ata janë kryesisht shqiptarë nga Anglia, SHBA, pak nga Australia, Kanada dhe Europa, Belgjika, Spanja, madje edhe ruse dhe ukrainas. Për të shmangur abuzimet, në shitje apo në blerje, Gjoka këshillon: kontroll, kontroll, kontroll i dokumentacioneve. Ky është parimi.

Për një shfrytëzim më eficient të pasurive të paluajtshme ai këshillon të vendoset taksë për shfrytëzimin e pronës. “Nuk ka një taksë serioze të pronës në Shqipëri”. Ndërtesa 3 katëshe shfrytëzohen vetëm një gjysëm kati nga dy persona.

Artikulli u publikua më parë në faqen 52  të numrit 30 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 30 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0