Publikimi i fundit i INSTAT në lidhje me eksportet dhe importet e mallrave gjatë muajit Dhjetor 2015.
Më 28 Janar 2016: Në muajin Dhjetor 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 18 mld lekë, duke u ulur me 7,7 % në krahasim me Dhjetor 2014 dhe 8,5 % në krahasim me Nëntor 2015. Importet e mallrave në muajin Dhjetor 2015 arritën vlerën 53 mld lekë, duke u ulur me 2,2 % në krahasim me Dhjetor 2014 dhe rritur me 8,0 % në krahasim me Nëntor 2015. Deficiti tregtar i këtij muaji është 35 mld lekë, duke u rritur me 0,9 % krahasuar me Dhjetor 2014 dhe 18,9 % në krahasim me Nëntor 2015.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve: Ulja vjetore e eksporteve prej 7,7 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -9,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -5,0 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -1,2 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +4,8 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” kanë kontribuar me +2,7 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,3 pikë përqindje.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve: Ulja vjetore e importeve prej 2,2 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,3 pikë përqindje, “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me -0,6 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +2,3 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,5 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,5 pikë përqindje.
Në muajin Dhjetor 2015, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Dhjetor 2014 janë: Italia me 7,9 %, Spanja me 26,3 % dhe Greqia me 32,2 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me 29,6 %, Gjermania me 11,9 %, dhe Kina me 25,4 %. Në muajin Dhjetor 2015, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Dhjetor 2014 janë: Turqia me 22,9 %, Kina me 5,5 % dhe Gjermania me 30,0 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia me 4,9 %, Greqia me 10,2 % dhe Spanja me 45,9 %.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 66,6 % të gjithë tregtisë. Në Dhjetor 2015, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 80,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 62,0 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (36,9 %), Turqia (7,4 %), Kina (7,2 %) dhe Gjermania (7,0 %).
/INSTAT/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto