Tre ngjarje të veçanta biznesi në 2020

Tre ngjarje të veçanta biznesi në 2020



Mediat sociale dhe lajmet janë “bombarduar” me oferta për të marrë pjesë në ngjarje dhe seminare që premtojnë të ndryshojnë jetën tonë përgjithmonë. Pronarët e kompanive të mëdha mundohen të ruajnë privatësinë e takimeve të tyre, ndaj nuk keni dëgjuar shpesh për ta.
Forma e modelit të biznesit të tyre përqëndrohet më shumë në cilësi sesa në sasi. Ata vendosin një tarifë të konsiderushme, për të marrë pjesë dhe më pas ju ofrojnë një përvojë unike.
Lexo: Çfarë po ndodh në këto momente në botë? Ja ngjarjet më të rëndësishme.
Ja cilat janë tre ngjarje të rëndësishme të cilat nuk duhet që t’i humbisni në vitin 2020:

Trokitje e fshehtë
Trokitja e fshehtë e vlerësuar si ngjarja më e rëndësishme që duhet të merrni pjesë. Ajo shquhet për njohuritë ekskluzive dhe të drejtpërdrejta.
Para se të pranojnë investimin tuaj për të marrë pjesë me vlerë e biletës me shumën prej 3,000 dollarë Dr. Greg Reid dhe Jeffrey Klubeck personalisht bëjnë verifikimin e çdo të ftuari. Ata ruajnë detaje të fshehta deri në kohën e shfaqjes. Edhe pas regjistrimit dhe aprovimit, të pranishmëve nuk u tregohen detaje, më tepër se qyteti dhe shteti.

Vendodhja është aq private, sa nuk zbulohet deri disa ditë para ngjarjes, kur ajo ndahet në mënyrë diskrete vetëm me të pranishmit. Të pranishmit e ‘’Trokitjes së fshehtë’’ kanë qasje të drejtpërdrejtë dhe bashkëveprim me figura ikonike të botës si: Presidenti i Meksikës Vicente Fox, fituesi i çmimit të Oskar Richard Dreyfuss, Tonino Lamborghini, dhe NFL Hall of Famer, Andre Reed, si dhe themeluesit e UGG Boots , Chuck E Cheese, E! Network and Make A Wish. Qëllimi i Reid dhe Klubeck është që të shkurtojë mënyrën e të mësuarit mbi sipërmaren duke u siguruar mençuri dhe drejtim të zbatueshëm nga individë që kanë zotëruar fushat e tyre.

Netët e Ashensorit
Dan Fleyshman mbledh së bashku milionerët, miliarderët, investitorët të famshëm në një pjesë të madhe të qarkut të Los Anxhelosit. Synimi i tyre është të ndihmojnë sipërmarrësit e ardhshëm. Pjesëmarrësve u jepet mundësia që idetë e tyre t’i paraqesin në panelin e famshëm dhe më pas të marrin përshtypje dhe ide të reja, inovative. Ka një afat kohor për secilin prezantim. Në këtë skenar, nuk ka kamera ose ekuipazhe televizive, kështu që reagimi i sinqertë është i bollshëm.

Lexo: Energjia diellore përcaktuese për vizionin e 2020

‘’Speak Easy”
Të marshësh pjesë në një ‘’Speak Easy’’ nuk është e lehtë. Do të thotë të zotërosh një fat të mirë, ose të jeni një VIP. Në një ‘’Speak Easy’’ vendodhja nuk është asnjëherë e njëjtë dhe siguria është shumë e lartë. “Speak Easy është zhvilluar një herë në ambientet e dyqanit Louis Vuitton në Rodeo Drive dhe një herë tjetër, u zhvillua në një burg të sigurisë së lartë.  Sims në këto evente gjithmonë ju ofron të ftuarve specialë një këndvështrim në të gjitha aspektet e jetës dhe biznesit.

Këto janë tre ngjarje, të cilat zotërojnë një potencial të madh dhe mund t’u ndryshojnë pjesëmarrësve këndvështrimin për jetën.

Përktheu: Gerta Demiri

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0