"TravelWise", të udhëtojmë të sigurtë drejt Euro 2016 në Francë! - Business Magazine Albania

“TravelWise”, të udhëtojmë të sigurtë drejt Euro 2016 në Francë!


Para fillimit të kampionatit europian Euro 2016, Departamenti i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Irlandës ka lançuar një aplikacion të ri për smartphone për të ndihmuar irlandezët që të udhëtojnë jashtë.

TravelWise ka si qëllim t’i mbajë të sigurtë dhe të informuar irlandezët ndërsa udhëtojnë, sipas Ministrit të Punëve të Jashtme Charlie Flanagan. Aplikacioni përmban këshilla dhe informacione për 200 vende.

“Të gjithë fansat që do të udhëtojnë drejt Euro 2016 ë Francë mund të shkarkojnë aplikacionin dhe të shijojnë Francën, për të marrë azhornime në lidhje me sigurinë në Francë nga departamenti im drejt në telefonin e tyre,” ka thënë ministri.
Ai ka nxitur të gjithë irlandezët që do të udhëtojnë jashtë të përdorin aplikacionin dhe të vendosin sinjale të personalizuara për të marrë azhornimet kudo që të shkojnë.

Lançimi i aplikacionit vjen në kohën kur mijëra fansa irlandezë përgatiten për të udhëtuar në Francë për të mbështetur Republikën e Irlandës në Euro 2016. Nga disa vlerësime thuhet se do të jenë 75,000 njerëz që do të udhëtojnë në Francë mes shqetësimeve për sigurinë pas sulmetve terroriste në Paris dhe Belgjikë në muajt e fundit.

 

/Sunday Business Post

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0